TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2025, 13:44

Puçi i Edi Ramës me BKH; fillimi i luftës finale me amerikanët

Shkruar nga Pamfleti
Puçi i Edi Ramës me BKH; fillimi i luftës finale me
Edi Rama /

Çarmatosja e BKH-së ishte provë force e Ramës, jo “incident” teknik

Edi Rama, jo rastësisht hodhi një frazë bombastike në podkastin e së dielës. Ai e dinte se çfarë po bënte dhe pse po e thoshte. E dinte mirë që do kthehej në kryetitull, për faktin se e ka thënë kryeministri.

“Incidenti” që përmendi nuk ishte as i ri dhe as i padëmshëm. Ai kishte ndodhur prej kohësh në Kryeministri dhe kishte alarmuar seriozisht partnerët ndërkombëtarë, pikërisht sepse përbënte një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të pushtetit ekzekutiv ndaj drejtësisë së re.

Për këtë ngjarje ka pasur përplasje të forta, jo vetëm verbale, mes Edi Ramës dhe përfaqësuesve të rëndësishëm diplomatikë e politikë. Nga njëra anë qëndronin SPAK dhe BKH, pra SHBA dhe BE. Nga ana tjetër qëndronte vetë kryeministri. Ishte një provë force e hapur, ku secila palë testoi kufijtë.

Por çfarë ndodhi realisht?

Oficerët e BKH-së nuk shkuan për herë të parë në Kryeministri. Ata kanë hyrë edhe më parë, në disa raste, gjithmonë me mandat të GJKKO-së, për të marrë dokumente, për të komunikuar me persona që kishin dijeni për hetime penale apo për të sekuestruar materiale zyrtare. Kjo ka ndodhur edhe në hetimin e inceneratorëve, ku janë tërhequr vendime origjinale të Këshillit të Ministrave. Asnjëherë nuk janë penguar.

Këtë herë ndodhi ndryshe.

Oficerët e BKH-së jo vetëm u ndaluan, por u çarmatosën. Ky veprim nuk ishte procedurë sigurie. Ishte mesazh politik. Ishte përplasje territori. Ishte thirrja e qartë: “Këtu nuk hyni”.

Këtë frazë e kishte artikuluar publikisht edhe Baton Haxhiu, zëri mediatik i Edi Ramës, një muaj më parë, kur shkroi se kishte një kufi që drejtësia nuk mund ta kalonte. Ajo që ndodhi në Kryeministri ishte zbatimi praktik i kësaj doktrine.

Ngjarja përbën një puç institucional në kuptimin e plotë të fjalës. Byroja Kombëtare e Hetimit nuk është polici e qeverisë. Nuk është nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Nuk është strukturë administrative. Është polici gjyqësore e drejtësisë speciale, e krijuar për të hetuar pikërisht qeverinë, korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.

Kur BKH hyn në një institucion shtetëror, nuk hyn sipas dëshirës. Hyn me mandat prokurorie dhe vendim gjykate. Çarmatosja e saj nga Garda është një akt flagrant i paligjshëm dhe provokativ. Një akt që rikthen kujtesën te 21 janari 2011, kur Sali Berisha përdori gardistët për të bllokuar drejtësinë.

BKH nuk është polici e zakonshme. Është struktura ku uniformat blu nuk hyjnë. Ka kompetencë ekskluzive për korrupsionin e pushtetit të lartë. Dhe pikërisht për këtë arsye, ndërhyrja e Gardës nuk ishte “incident”, por sfidë.

Ajo që Rama tentoi nuk ishte çarmatosja teknike e disa oficerëve. Ishte ultimatum politik ndaj ndërkombëtarëve. Ishte përpjekje për të treguar se Kryeministria është kulla e tij dhe se aty vendos ai. Por mesazhi që mori nuk ishte ai që priste.

Siç mësohet, askush nuk u frikësua nga ulërimat e kryeministrit. Përkundrazi, i është bërë e qartë se Kryeministria nuk është pronë private. Nuk është fortesë personale. Është ndërtesë shtetërore. Dhe pushteti aty është me qira.

Madje, siç thuhet me ironi të hidhur në qarqet diplomatike, “edhe Parkun e Edenit e ka pa leje”. Dhe qiratë, herët a vonë, mbarojnë.

Ky ishte thelbi i incidentit. Dhe për këtë arsye, Rama e solli në podkast. Jo për ta shpjeguar, por për ta normalizuar. Por ajo që ndodhi nuk ishte normale. Ishte paralajmërim i rrezikshëm për ndarjen e pushteteve.

Dhe ky është momenti ku loja e vjetër e forcës fillon të kthehet kundër atij që e nisi./Pamfleti

puçi i edi ramës me bkh fillimi i luftës finale me amerikanët

8 Komente

  1. B
    Bregu Hambarit.

    Une nuk e di kush je ti qe shkran qe duhet te hysh ne kryeministri pa dorzuar armet qofsh ti qe je por jo kaq i semur por mesoje , ne gjithe boten ne cdo institucion shteteror apo privat kur hyn meret leje,kontrollohesh,dorzon çdo send qe ke me vete te pa lejushem,apo gjykushem nga institucioni ejo kryemistria apo çdo institucion i rendesis se veçant, qe mbrohet me ligj. Gjynah per keto mendime.

    1. G
      Genci dhe Agimi

      O avdall,ne cdo vend te botes prokuroria hyn me arme per te bere arrestime dhe nuk mund ta ndalosh

      1. R
        Roku

        Byroja Kombetare e Hetimit ka te drejte te mbaje armet ne cdo institucion. Sikurse mund ti mbaje armet kur futet ne ministrine e mbrojtjes apo ne gjykate..Askund thuhet se keta duhet te carmatosen. Leri perrallat me institucionet. te gjitha jane institucione te rendesise se vecante, akund nuk thuhet qe hetuesi duhet te c'armatoset..

        1. B
          Baçi

          Mendoj që jo, armët duhet të dorëzohen në vendet e caktuara! Mund të jetë duke luajtur Bllof.......

        2. B
          Blendi

          Ore injorante mbrojtes korrupsioni pa pagese! Pengimi nga Garda (ne varesi te MB dhe KM) i Byrose Antikorrupsion eshte akt identik me pengimin po nga Garda per hesap te Saliut te policise gjyqesore dhe prokurorise ne 21 Janar 2011. Paniku juaj dhe i shefit tuaj te madh, tregon sa shume jeni zhytur ne mut dhe se sa qenie pa pike dinjiteti njerezor jeni.

        3. n
          noah

          ky eshte fillimi , drejtesija e kerkuar demokratike BE SH B A , po vepron ne kohe , zullumqaret po dridhen para ligjit , nuk kane ku te mcifen.

          1. M
            Myslim

            Nuk keni pare gje akoma! Ka thene shprehjen me te bukur. Zoti vonon por nuk harron.

            1. H
              Hajdutet me kollare

              Institucioni i Kryeministrise ne rastin konkret si i rendesise se vecante,jo per shkak te njerzve te momentit qe e drejtojne ,por per shkak se eshte godina ekzekutivit te nje vendi.Ka rregullat e veta. Me arme lejohet te hyjne vetem shoqeruesit e Personaliteteve Te Larta Shteterore qe vizitojne Shqiperine,dhe kjo pas nje procedure standarte.Te tjeret DUHET TE RESPEKTOJNE RREGULLIN E ATYRE QE E KANE GJYKUAR te pakten keto 35 vjetet e fundit.Nuk eshte rregull i vendosur nga Edvini,eshte i vendosur nga burra me te mire e mencur se Ai.Dmth ktij i konvenon ta perdori edhe ose e dime te gjithe jo per shkak se i pelqen ligji e rregulli,por i intereson. V.Putin i tha ne takim ne Kremlin znj Merkel.:Cfardo qe te besh do perfundosh e q...naten e pare te marteses!!!! Dhe ky eshte i zhytur ne mut.Po keta te BKH do ti vene prangat "me patllake ose pa patllake"

              Lini një Përgjigje