Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë...
Kryeministri Edi Rama vijon përplasjen me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, madje duke bërë edhe një paralajmërim, sipas të cilit ka ardhur koha për të ndarë atë që e quan “bebja e sapolindur” nga ujërat e pistë të mendësive të vjetra.
Në podcastin ‘Flasim’, Rama foli mbi një incident që kishte ndodhur me agjentëve të BKH-së dhe Gardës së Republikës, ndërsa tha se gjithçka lidhej me mosdorëzimin e armëve nga ana e atyre që i konsideroi si ‘trimosha’.
SPAK në anën tjetër ka nxjerrë blof Kryeministrin, duke sqaruar atë që kishte ndodhur dhe duke mohuar se ka pasur ndonjë përplasje, debat apo incident. Madje sipas SPAK, agjentët kanë dorëzuar armët, kur janë bindur se vendi ku do të liheshin ato, ishte i monitoruar me kamera dhe i sigurtë.
Pas këtij sqarimi të SPAK, Rama ka reaguar sërish, madje edhe me ironi ndaj strukturës së posaçme.
“Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë”, shkruan Rama në një postim në X.
Kryeministri shkruan se rasti që ka përmendur në podcast është më i ëmbli mes shumë episodeve të tjera.
“Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale, thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re”, shkruan Kryeministri.
Reagimi nga Edi Rama
Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin “Flasim”, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!
Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.
Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale, thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re.
Gjithësesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur të drejtësisë së pavarur nga ujërat e pistë të mendësive të vjetra e të keqkuptimeve të reja, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë dhe cilësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që kura te bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit.
Do te shohim kur te te nxjerrin per leckash nga Kryeministria keta qe vijne me patllake sa trim je zotrote. Ti dhjet gjak nga frika por te trimeron pushteti. Hajt se dalngadale po te vjen rradha
Eh, mor zotni. Të hynë apo s'të hyn e ku të hynë ty trimoshat!? Mos e ndaj me ne. Ne po na hyni me gjithë çizme në zverk e durojmë si malet me borë. Një gjë të vogel. Ate fjalen burg, mos e zër me në gojë.
I panikosur nga nakatosja me gjithe pisat e ketij vendi pershi dhe minut e oreve te vona Saleh. I bie samarit se i rruan bythen gomarit. Njeri pa asnje pike dinjiteti…
ZOTI RA.A MOS DEGJO CFLASIN RRUGACET TI PO PASTROVE DREJTESINE POPULLI TY DO TETE JAPE VOTEN DERI SATE DALESH NE PESJON NE SI POPULL NE TY IKEMI SHPRESAT VAZHDO MOS UTERHIQ NGA DREJTIMI QE PO VAZHDON SUKSESE