TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2025, 13:10

Pezullimi i Ballukut, komisionerja Kos: E rëndësishme, të ndiqen vendimet e gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i Ballukut, komisionerja Kos: E rëndësishme, të ndiqen

Komisionerja e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Marta Kos, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, u pyet për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Kos nuk ka pranuar që të komentojë vendimin e GJKKO, ndërsa tha se këto çështje i takojnë drejtësisë.

“Nuk mund të komentoj çështje konkrete. Ajo që mund të them është se sistemi i pavarur gjyqësor është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në vitet e fundit. Ajo që ka ndodhur në dy vitet e fundit në Shqipëri është e paprecedent. Ne duam që të ketë një sistem ku të ketë siguri ligjore. Kur dikujt i cenohen të drejtat, të ketë gjykata që të kujdesen për këtë çështje. Raste të tilla ndodhin kudo, e rëndësishme është të ndiqen vendimet e gjykatës”, tha Kos.

Lini një Përgjigje