
Ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar të tjera argumente që sipas tij, tregojnë se vendimi i GJKKO-së që pezullon nga detyra e ministres Belinda Ballukun, ka ndikim të ndjeshëm në vendimmarrjen e Qeverisë.
Rama shkruan në X se ndërsa ka përfunduar diskutimet teknike me palën kanadeze për marrëveshjen Shqipëri-Kanada lidhur me nisjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve, procedura ka mbetur pezull për shkak se ministrja është e pezulluar.
Por gjithashtu, Rama përmend edhe 36 akte të tjera që presin firmën e Belinda Ballukut, 18 prej të cilave kanë lidhje me rindërtimin.
“Pezullimi në fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.
Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, shkruan Rama.
Çështja e pezullimit të Belinda Ballukut nga funksionet qeveritare është në Gjykatën Kushtetuese, pas një ankimi të depozituar nga Qeveria ndaj vendimit të GJKKO-së, pas kërkesës së SPAK. Do të jetë kolegji i Kushtetueses që do të vendosë lidhur me procedurat që do të ndiqen. GJKKO vendosi pezullimin e Ballukut nga posti i ministres së Infrastrukturës dhe si zv.Kryeministre me kërkesë të SPAK, pasi më parë i ishte komunikuar akuza lidhur me atë që njihet si dosja e Tunelit të Llogarasë.
Postimi nga Edi Rama
Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:
Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthim përgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore trans-oqeanike midis dy vendeve.
Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër.
Kështu që pezullimi në fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.
Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.
po shkarkoje edhe emero nje tjeter, minister eshte se nuk eshte perendeshe