TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 12:33

PD dhe PD bien dakort për Avokatin e Popullit, Endri Shabani favorit për postin

Shkruar nga Pamfleti
PD dhe PD bien dakort për Avokatin e Popullit, Endri Shabani favorit
Zbardhen emrat e kandidatëve për Avokatit të Popullit

Janë zbardhur emrat e kandidatëve për avokat populli që kanë marrë firmat e të paktën 28 deputetëve.

Shtatë kandidatë kanë arritur të sigurojnë firmat e nevojshme për të vazhduar në fazën e ardhshme të procesit për postin e Avokatit të Popullit. Kandidatët që kanë mbledhur mbështetje nga opozita janë:

1.       Endri Shabani

2.       Jola Hysaj

3.       Besim Ndregjoni

4.       Arianita Brahaj

5.       Tartar Bazaj

6.       Skender Haluca

7.       Adriana Kalaja

Ndërkohë mazhoranca socialiste nuk e ka ende një përgjigje për formulën e zgjedhjes të avokatit të ri të popullit, paraqitur dje nga kryetari grupit parlamentar të PD-s Gazment Bardhi.

Kryetarit Grupit Parlamentar te PS thotë se se Taulant Ballës nuk i ka mbërritur një shkresë apo propozim i tillë. Për pasojë nuk mund të japë komente mbi komente apo njoftime mediatike.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka një ditë më parë bëri publike formulën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kërkesa i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

 Gjithashtu mësohet se socialistët do të mbështesin me votë kandidaturën e Endri Shabanit, i cili ka marrë firma nga të gjithë përfaqësuesit e PD-së, përveç Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

 

 

endri shabani favorit për postin

1 Komente

  1. A
    Andon

    Adriana kalaja eshte luftarake

    Lini një Përgjigje