Politike16 Maj 2023, 22:35

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Kreshnik Spahiu: Qytetarët bojkotuan sepse asnjë kandidat nuk ngjallte shpresë

Shkruar nga Pamfleti

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Kreshnik Spahiu: Qytetarët

Juristi Kreshnik Spahiu ka analizuar pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet vendore, ku PS mori 53 bashki nga 61 që ka vendi.

Spahiu tha në emisionin “Now” në “Euronews Albanaia” se arsyeja se përse qytetarët nuk morën pjesë në zgjedhje dhe pati pjesëmarrje të ulët ishte sepse e kishin parashikuar rezultatin para votimeve.

Ai deklaroi se nuk ka pasur garë dhe një kandidat që të ngjallte shpresë, ndaj edhe qytetarët i bojkotuan zgjedhjet.

“Kam një qasje, të cilën e pata sonduar përpara zgjedhjeve dhe mendoj se dhe rezultati i specifikuar në çdo qytet provon këtë që do të them unë. Një pjesë e popullit është i prirur të mos marrë pjesë në votime, në ato ndeshje ku dihet rezultati dhe ajo pjesë që është interesuar që të marrë pjesë janë dy shtresa. E para, ata që janë strukturë partiake, pra strukturat nuk mungojnë. Dhe ajo pjesa tjetër, e cila bëhet e interesuar në një garë ku mendohet se vota e tyre do të sjellë ndryshim. Pra, vota e tij mund të ndikojë qofte 1 deri në 10 vota, vota e familjes mund të sjellë ndryshim. Dhe po ta shikosh, në qytete në të cilat ka pasur garë, le të themi Kavaja, mori pjesë gjithë qyteti, pati një garë të fuqishme, pati një fushatë të jashtëzakonshme, madje tubimet e Kavajës kanë qenë dhe më të mëdhaja kur s’ka marrë pjesë Berisha”, theksoi juristi.

zgjedhjet pjesmarrja ulët