
Humbja e thellë e Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit nuk është pritur aspak mirë nga deputetët e Partisë Demokratike të cilët kanë nisur kritika një e nga një. Pas Jorida Tabakut, Dhurata Çupit dhe Agron Gjekmarkajt, një tjetër deputete që i ka “tërhequr veshin” Berishës për humbjen është edhe Flutura Açka.
E ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, Açka ka bërë një analizë kritike për zgjedhjet e 14 majit, ku opozita humbi thellë duke marrë vetëm 7 bashki nga 61 gjithsej. Ajo tha se opozita duhet të kishte dalë me një kandidat të përbashkët.
Sipas Açkës, përçarja e PD dhe “jo-ja” e pafundme e Berishës i çoi demokratët në këtë situatë ku janë sot.
Më tej, deputetja e PD foli edhe për kandidatin e kësaj partie, Roland Bejko ku u shpreh se ai u fut shumë vonë në garë dhe nuk kishte as kohën, as njerëzit dhe as paratë.
Endri Xhafo: Çfarë ka ndodhur që Arlind Qori ka marrë më shumë vota se Roland Bejko?
"Diferenca nuk është e madhe, por është diferencë. Keni parasysh që Qori doli pak em herët. Fushata ka nevojë për kohe, do kohën e vet. Plus zoti Bejko hyri me shumë vonesë. Natën e fundit doli Bejko. S’ka pasur kohë as të bëjë shtabin e mjaftueshëm, nuk ka pasur as para. Po ta marrësh të gjitha bashkë, ka qenë një xhaketë e ngushtë për Landin kjo fushatë kaq e madhe.
S’po hyj tej përçarja fare. PD duhet të dalë me një kandidat. Qasja jonë ka qenë deri në fund. Mund të shkonte deri kundër principeve tona. Ne i dhamë mundësi Këlliçit që të futej nën siglën e PD. Mendoni sikur të ishte i regjistruar dhe ne të gjithë të ishim bashkë. PD, përçarja e saj e thellë kjo ‘jo’ e pafundme e Berishës na çoi këtu", u shpreh Açka.
Lini një Përgjigje