Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se marrëveshja Kosovë-Serbi do të përfundojë me sukses me 18 Mars. Scholz shtoi se zbatimi i planit franko-gjerman së shpejti do çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.
“Me të vërtetë kemi të bëjmë me një propozim dhe shumë të peshuar të Gjermanisë e Francës dhe e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e KE në Bruksel. Në këtë kuadër besoj se ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses. Ky është përparim, mund të shikoni edhe deklaratat e Vuçiçit dhe Kurtit, kjo duhet të realizohet, jam ia gëzuar që të arrijmë rezultate konstruktive, tani mund të bëhet realitet, do të ishte mirë për zhvillimin e rajonit, Kosovën dhe Serbinë”, tha kancelari gjerman.
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”. Marrëveshja, për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad ka folur për këtë takim. Ambasadorja Konrad tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromis mes tyre për të ecur drejt BE-së.
“Unë nuk mendoj se dikush do të thotë nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE-së”, tha ajo për Tanjug.
Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.
Lini një Përgjigje