
Edi Rama duke folur në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’, ku do të vendosen piketat e rrugëtimit të mëtejshëm drejt Shqipërisë në sektorin e Turizmit, kryeministri lëshoi një sërë kritikash për plazhet e zaptuara.
Një ndër shembujt që Rama mori ishte Ksamili, i cili sipas tij është një plazh i dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar. Rama tha se vendosin çmime marramendëse e shërbim mizerabël.
“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat, ku dendësia është e lidhur me stresin, me çmimet”, tha Rama.
Lini një Përgjigje