TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2023, 16:00

Plas sërish në PD! Tentoi të ndalte Bashën të rizgjidhej kryetar, Gaz Bardhit i marrin vulën

Shkruar nga Pamfleti
Plas sërish në PD! Tentoi të ndalte Bashën të
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Lufta për vulën nuk ka fund në Partinë Demokratike. 

Pak orë pasi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik, kryesia e PD-së ka marrë një vendim për t’i marrë atij vulën e partisë.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë.

Plas sërish në PD! Tentoi të ndalte Bashën të

Për këtë ka reaguar edhe vetë Bardhi.

Gazment Bardhi ka deklaruar se statusi i partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë dhe aq me pak me vendim pa kuorum të Kryesisë.

“Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD”, ka thënë ai.

Ky hap i mbështetësve të Bashës në Kryesinë e PD-së vjen, pasi një grup deputetësh i kërkuan Gazment Bardhit që të ndalë zgjedhjet për kryetar në 29 korrik për shkak se sipas tyre rrezikohet përçarja e partisë.

Deputeti demokrat Bledjon Nallbati deklaroi paraditen e sotme se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 në total, kërkojnë që të anulohen zgjedhjet e 29 korrikut.

Deputetët të cilët morën nismën për të kontaktuar anëtarët e Këshillit Kombëtar për të mësuar qëndrimin e tyre për zgjedhjet e 29 korrikut janë Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Saimir Korreshi.

Për postin e kryetarit të PD të shtunën garojnë dy kandidatë, Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, të cilët prej datë që prej datës 24 qershor kanë nisur fushatën zgjedhore.

Edhe pse kandidati Hani nuk ka publikuar një platformë konkrete se si do ringrejë apo do e bashkojë PD, Basha i ka kushtuar rëndësi vettingut të politikanëve, ndërsa bashkimin e partisë e shikon si opsion vetëm pasi të hiqet dorë nga politika e vjetër.

gazment bardhi vula e pd basha

Lini një Përgjigje