
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Edison Memollajt në zgjedhjet e përsëritura që u mbajtën ditën e djeshme në Rrogozhinë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se skuadra e socialistëve mësoi nga gabimet e 14 Majit, dhe tashmë ka arritur që të fitojë me një rezultat të thellë zgjedhjet në Rrogozhinë.
"RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste.
Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash.
Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore.", shkruan Rama.
Lini një Përgjigje