Politike 1 Qershor 2023, 23:04

“Brava dhe Alibasha janë me Ramën”, Berisha tenton të afrojë Bardhin dhe Tabakun: Figura të çmuara për PD-në!

Shkruar nga Pamfleti

“Brava dhe Alibasha janë me Ramën”, Berisha tenton të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me bashkimin e mundshëm të Partisë Demokratike në të ardhmen e afërt. Sipas Berishës në grupin e logos shumica e deputetëve meritojnë të përfshihen në diskutime pasi edhe në fushatë janë rreshtuar krahë kandidatëve të Primareve.

Në një intervistë për studion e emisionit “Open” në “News24” ai përmendi emrat e Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut duke i cilësuar si “të çmuar” dhe figura që kanë investuar për PD-në.

I pyetur si do veprojë nëse nuk e duan kryetar të partisë, Berisha deklaroi se zgjidhje për këtë është vetëm vota dhe procesi brenda partisë.

PD zyrtare jemi ne por Rama mori logon dhe ua dha atyre. Ajo është logoja ime. Është kali i timonierit. Deputetët e tjerë kanë mbajtur qëndrim tjetër dhe meritojnë të debatojnë e diskutojnë për të gjetur zgjidhje sepse në fushatë u rreshtuan me kandidatët e Primareve përveç 2 prej tyre që janë pengje të Edi Ramës.

Ata nuk janë rreshtuar për Sali Berishën, por për Partinë Demokratike. Logo i përket PD-së. Po them këtu që deputetët e tjerë përveç Bravës dhe Alibashës që kanë lidhje me Ramën. Edhe Gazmenti edhe Jorida kanë mbajtur qëndrim parimor konseguent, kanë mbështetur kandidatët e Primareve. Kanë investuar në PD. Unë nuk po i josh ata, e kanë merituar kur them që janë të çmuar.

Se çfarë bëjnë nuk e kam të qartë, por besoj se vendin e kanë plotësisht në PD për qëndrimet që kanë mbajtur. PD është e gatshme të diskutojë me ta. Nëse nuk duan të jem kryetar është vota. Problemi është këtu. A mund t’i thuhet atij që pa vulë e pa firmë u votua nga 500 mijë vetë”, u shpreh Berisha.

berisha bardhi tabaku pd