Politike 2 Qershor 2023, 08:24

Dobësimi i PD, Vangjeli tregon se ku gaboi Sali Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Dobësimi i PD, Vangjeli tregon se ku gaboi Sali Berisha

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha gaboi me Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se që nga viti 2017, opozita është bërë edhe më e dobët dhe nuk është ofertë përballë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Drama e opozitës është dramë e të gjithë shoqërisë shqiptare. Një opozitë e fortë e kushtëzon qeverisjen që të bëhet më e ndershme, më e drejtë dhe më e mirë dhe më e përgjegjshme. Opozita që rresht që qenuri ofertë për ta zëvendësuar atë është momenti i qetësisë së qeverisë, por dëmton të gjithë shoqërinë.

Opozita, duke nisur që nga viti 2017, më së paku, me menaxhimin e saj, me shmangien nga principi politik, duke trashëguar pa këllqet e Saliut, huqet e tij, të bësh një parti unitare që i përgjigjet vullnetit të tij, të gjitha këto, shtuar edhe gafat e njëpasnjëshme shpesh edhe kriminale, kanë sjellë këtë situatë.

Në biznes është e njëjta situatë me shokë dhe me miq dhe po kështu edhe në politikë me njërëz që i i mendon se i ke të afërt. Në fakt duhet të jetë krejt e kundërta. Kjo është ajo që gaboi Doktori në zgjedhjen e re dhe kjo është ajo që kanë bërë të gjithë ata që kanë qeverisur. Sa më shumë rryma, sa më shumë influenca, sa më shumë individualitete, sa më shumë të ndryshëm brenda të njëjtit gardh, aq më i fortë dhe më i rëndësishëm do të jetë impakti i organizatës politike.” u shpreh Vangjeli.

berisha opozita vangjeli