Politike22 Maj 2024, 14:11

"Po e mbani padrejtësisht në arrest”, Dumani ‘i mbyll gojën’ Nokës për Sali Berishën: Drejtësia nuk sfidohet

Shkruar nga Pamfleti

"Po e mbani padrejtësisht në arrest”, Dumani ‘i mbyll
Kreu i SPAK, Altin Dumani i është kundërpërgjigjur deputetit Flamur Noka në Komisionin e Ligjeve.

Flamur Noka lëshoi disa akuza në emër të Sali Berishës se sipas tyre SPAK po lufton politikisht opozitën. Dumani u pyet nga deputeti Flamur Noka lidhur me vendimin për arrestin e shtëpisë ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Dumani theksoi se në detyrën që i është caktuar po bën më të mirën, ndërsa shtoi se të fusësh njerëz në burg nuk është kënaqësi.

“Mua nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë dhe as kur më shajnë kush me njeh e di shumë mirë se çfarë përfaqësoj, unë i njëjti ngelem. Sot në këtë detyrë që më është besuar po përpiqem të bëj më të mirën. A jemi për tu kritikuar? Patjetër që po, por kur ka vend për t’u shqetësuar duhet. Ju referuarar raportit të IDM-së por nuk the vlerësimin për SPAK, e thoje dhe këtë. Ne jemi SKY fundor, ngremë akuza fusim njerëz në burg nuk është kurrë kënaqësi! Por kjo është detyra jonë dh ene nuk flemë të qetë nëse kemi marrë vendim të drejtë apo jo. por referoju edhe raporteve të ndërkombëtareve për punën e SPAK", tha Dumani.

Më tej, kreu i SPAK Altin Dumani theksoi se politika nuk ka asnjë lloj shansi të ndikojë në detyrën e tij si prokuror, ndërsa shtoi se drejtësia nuk mund të sfidohet.

"E thash ai që kam qenë ai jam. Si kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023. Si prokuror. Jam prokuror nuk jam drejtues. Ky është funksion që lidh veten time me prokuror. Politikë nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. 0 shanse në punë time dhe të kolegëve të mi. Ajo është çështje në hetim nuk mund të prononcohem. Çdo vendim është i kontrollueshëm nga sistemi gjyqësor. Drejtësia nuk i mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt. Sa i takon proceseve penale për të luftuar opozitën? Paskam duar të lidhura unë?"- tha Dumani.

Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve raportonte Altin Dumani, nga ana tjetër deputeti demokrat Flamur Noka është paraqitur në seancë sot me një bluzë që mban fotografinë e Sali Berishës me mbishkrimin 'Free Berisha' (Berisha i lirë).

 

dumani noka