Partia Demokratike zgjedh anën e BE-së, ambasadat europiane mbështesin opozitën dhe Rama urdhëron sulmin ndaj Gjermanisë: beteja epike sapo ka filluar
Mungesa e Partisë Demkratike në seancën e thirrur nga mazhoranca për të ndëshkuar regjimin e Iranit nuk ishte e vetmja. Pasi në këtë seancë nuk ishte prezent as Agron Shehaj.
Partia Socialiste me zërin e Taulant Ballës, dukshëm i shtyrë nga kryetari i tij, sulmoi opozitën për mungesën e saj në seancë, kur u shpall udhëheqja teokratike e Iranit si organizatë terroriste.
Në pamje të jashtme duket një autogol i opozitës, që nga qarqet sulmuese të saj do të shënjestrohet Berisha, PD, e opozita si aleate e Rusisë, Kinës, Ianit e dreqit e birit, por që në realitet gjërat janë ndryshe.
Qëndrimi i opozitës është politik padyshim, pavarësisht deklaratave të Sali Berishës në selinë e PD-së, të cilat flisnin për dënimin e Iranit me fjalë.
Por bojkoti i PD-së duket një qëndrim i fortë politik i opozitës, i cili sipas të gjitha gjasave nuk ka ardhur pa një shtysë.
Pasi, e marrë kështu siç është, amerikanët nuk do t’ia falnin PD-së këtë lëvizje, sepse është hedhur një hap kundër politikës së Shtëpisë së Bardhë.
Por nga ana tjetër, është në linjë me vendet e Bashkimit Eruopian dhe Britanisë së Madhe, të cilat kanë 48 orë që janë kthyer në armiqtë më të fortë të Donald Trump në opinionin publik ndërkombëtar.
Duket se vendet e BE-së, nëpërmjet ambasadave të tyre kanë krijuar një linjë politike me opozitën në Shqipëri, përkatësisht edhe me PD-në e Sali Berishës.
Kjo u pa hapur nga ndryshimi i strategjisë së protestave të PD-së për të braktisur molotovin e mbajtur të njëjtën linjë me qëndrimin e ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian kundër Edi Ramës.
Këtu jemi deri tani të paktën, në një kohë përplasjesh të mëdha gjeopolitike, ku PD ka zgjedhur të hyjë në linjë me Europën.
E cila sipas zhvillimeve të fundit, duket e ka futur në objektiv prioritar largimin e Edi Ramës dhe po bën aleancë me të gjithë faktorët kundër tij.
Ky duket një aksion jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej, pasi në Hungari, vendet e BE po mbështesin fort opozitën anti-Orban për të fituar në zgjedhjet e prillit.
Duket ka një përplasje të madhe për t’i thyer hundët Donald Trump-it në Europë, që u pa edhe me deklaratën e Sali Berishës kundër ambasadorit të BE-së.
Ku në një farë mënyre ‘lau duart’ se nuk ka qenë ai i cili do të sjellë MAGA-n në Shqipëri, por ja ka përfolur Silvio Gonzato.
Thelbi është mëse i qartë, këtë bojkot PD e bëri për të treguar se ka një pjesë politike në vend që nuk i nënshtrohet Trumpit. Akt që duket e ka bërë me nxitjen dhe premtimin e mbështetjes së vendeve të BE-së, ku Gjermania ka rolin kryesor.
Nga nesër, kjo përplasje duket se do të marrë përmasa edhe më të mëdha, edhe më epike. Ndaj Edi Rama ka urdhëruar Batonin të sulmojë Gjermaninë, sepse është kthyer në mankthin e tij më të madh./Pamfleti
America nuk ja ka nevojen Evropes, por Evropa nuk ben dot pa Americen!
Eh mor cimi cimi,europa plake ka rrenjet e thella aqe sa Rubio e pranoi hapur qe,America eshte bija e Europes…!!