
Qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë plenare e cila mund të mbahet të enjten dhe të premten...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ministrat e qeverisë së re të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë plenare e cila mund të mbahet të enjten dhe të premten. Pas votëbesimit në Kuvend, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi Kushtetutë në Presidencë.
Vlen të theksohet se në këtë dekret nuk është përfshirë minstrja virtuale "Diella". Kjo e fundit është vetëm në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit. Begaj emëroi Edi Ramën, specifikisht se ushtron edhe përgjegjësinë "për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.
16 ministrat e dekretuar nga presidenti Bajram Begaj ditën e sotme:
1-Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
2-Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
3-Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4-Petrit Malaj Ministër i Financave;
5-Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
6-Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
7-Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
8-Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
9.-Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
10-Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
11-Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
12-Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
13-Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
14-Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
15-Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
16-Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Lini një Përgjigje