TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 14:53

Gjyqi në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Spiropali flet për herë të parë si Ministre e Jashtme

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Spiropali flet për
Elisa Spiropali

Elisa Spiropali, Ministrja e Jashtme, e propozuar nga kryeministri, Edi Rama, ka reaguar lidhur me procesin e dhënies së dëshmive mbrojtëse për çlirimtarët e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shkruan se ky moment është kyç për të vënë drejtësinë.

“Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar.

Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë.

Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”, shkruan Spiropali.

elisa spiropali gjyqi në hagë

Lini një Përgjigje