TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2025, 10:26

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, 'top 10' më të votuarit nga anëtarësia e PD

Shkruar nga Pamfleti

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, 'top 10' më

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në të 12 qarqet. 

Sipas të dhënave zyrtare, në rang kombëtar, referuar proceverbaleve që vetë PD ka shpërndarë mbrëmjen e 2 marsit, votuan gjithsej 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë të PD-së. 

Ajo çfarë vihet re është se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që s’kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqe, megjithatë nëse ato do të bëhen deputetë apo jo, do të varen nga vetë Berisha.  

Ndër kandidatët  burra, deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025.

I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota.


Ndërsa ndër kandidatet gratë, më e votuara rezulton deputetja Jorida Tabaku që kandidoi në primaret e Tiranës pas renditet Ina Zhupa me 641 vota që kandidoi në primaret e qarkut të Vlorës.

Nuk janë kualifikuar deputetët Kreshnik Çollaku, Sorina Koti e Ori Nebiaj. 

Deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025, I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota. Ja si u votua në 12 qarqe 

15 kandidatët burra më të votuar në PD në të gjithë Shqipërinë:

1- Bledion Nallbati 1219 vota – Deputeti PD kandidoi në Korçë 

2- Zija Ismaili 1091 vota -- ish-kandidati për kryebashkiak i Beratit  kandidoi në këtë qark

3- Hysen Kadiu 913 vota - dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve  –Kandidoi në Tiranë -

4- Eduart Sharka – 795 vota -  dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lushnje për t’u bërë pjesë e primareve - Kandidoi në Fier

5-Klevis Balliu 737 vota -  Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, - kandidoi në Tiranë

6- Shkëlzen Ibra 707 vota – Kandidoi në Kukës

7- Edmond Spaho 691 vota – kandidoi në Korçë

8- Luan Baçi – 677 vota – Kandidoi në Fier

9- Gjin Gjoni 674 –  kandidoi në Lezhë

10 - Igli Cara 622 vota –  kandidoi në Durrës

11 -Ilir Alimehmeti 603 -  kandidoi në Tiranë

12- Ilir Krosi 578 vota -  kandidoi në Dibër

13- Dashnor Sula 538 vota –  kandidoi në Elbasan

14 -Arjan Hoxha 521 – kandidoi në Tiranë

15- Blendi Himçi 510 vota – Elbasan  - Ishte Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan që dha dorëheqjen për të kandiduar në primare.

10 kandidatet gra më të votuar në PD në të gjithë Shqipërinë:

1- Jorida Tabaku 651 –  kandidoi në Tiranë

2- Ina Zhupa 641 vota -  kandidoi në Vlorë

3- Manjola Luku 424 vota –  kandidoi në Durrës

4- Manjola Nikollo 412 vota -  kandidoi në Vlorë

5- Mimoza Hajdarmataj 400 vota –  kandidoi në Tiranë

6- Elda Hoti 394 vota – kandidoi në Lezhë

7- Ledina Alolli 394 vota –kandidoi në  Korcë

8- Denisa Vata 369 vota - kandidoi në Dibër

9- Ilda Zhulali 357 - kandidoi në Tiranë

10- Lindita Metaliaj 348 vota – kandidoi në Lezhë

Sa vota morën në primare deputetët aktualë të PD-së në kuvend?

1- Bledion Nallbati mori 1219 vota në primaret e Korçës më i votuari

2- Edmond Spaho mori 691 vota në primaret e Korcës  renditet I dyti

3- Luan Baçi mori 677 vota në primaret e Fierit

4- Jorida Tabaku mori 651 vota në primaret e Tiranës

5- Ina Zhupa mori  641 vota në primaret e Vlorës Më e votuara në këtë qark

6- Dashnor Sula mori 538 vota në primaret e Elbasanit. Më i votuara në këtë qark

7- Ramadan Likaj mori 460 vota në primaret e Shkodrës

8- Saimir Korreshi mori 477 vota në primaret e Fierit

9- Isuf Çelaj mori 410 vota në primaret e Kukësit

10- Andrea Mano mori 380 vota në primaret e Korçës

11- Dhurata Çupi mori 354 vota në primaret e Tiranës

12-  Lindita Metaliaj mori 348 vota në primaret e Lezhës

13- Kastriot Piroli mori 322 vota në primaret e  Lezhës

14- Lodovik Hasani mori 302 vota në primaret e Shkodrës

15- Lefter Gështenja mori 216 vota në primaret e Elbasanit

16- Greta Bardeli mori 214 vota në primaret e Shkodrës

17-Asllan Dogjani mori 179 vota në primaret e Tiranës

18- Qani Xhafa mori 150 vota në primaret e Elbasanit

19- Kreshnik Çollaku mori 68 vota në primaret e Dibrës

20- Orjela Nebiaj mori 47  vota në primaret e Tiranës

21- Sorina Koti mori 42 vota në primaret e Korçës

Lini një Përgjigje