TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 13:59

"Proda Matrix-i të mos i prekë zgjedhjet", Berisha kërcënon Ramën dhe drejtorin e policisë: Do pësoni atë që nuk ua pret mendja

Shkruar nga Pamfleti

"Proda Matrix-i të mos i prekë zgjedhjet", Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar bandat kriminale që tentojnë të shqetësojnë qytetarët për t’u marrë votat, se do shpallen terroristë bashkë me Edi Ramën e të tjerë.

Nga Belshi, Berisha ka kërcënuar kryeministrin Rama dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ilir Proda se për çdo votë të vjedhur do kenë një vit burg, teksa shtoi se do pësojnë atë që nuk ua ka pritur mendja.

"Ua thash dhe në Librazhd, po ua them edhe këtu, banditët të cilët guxojnë t’ju bëjnë ju shqetësimin më të vogël, do shpallen terroristë më 12 maj. Bashkë me Ramën dhe ministrat e tjerë në qeveri.

Paralajmëroj Prodën e Matriksit, njëfarë komisari në Përrenjas, Klodian Dani, dhe disa ushtarë të tjerë tij, se për çdo votë do keni një vit burg. Do pësoni atë që nuk ua pret mendja. Mos ndërhyni në votën dhe vullnetin e qytetarëve", tha Berisha.

Lini një Përgjigje