TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 13:37

“Ballkanin e Hapur e hedhim në ‘kosh’ që në javën e parë”, Berisha: Msat që do të marrim në ndihmë të biznesit

Shkruar nga Pamfleti

“Ballkanin e Hapur e hedhim në ‘kosh’ që në

Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në Belsh ku prezantoi kandidatët e ASHM për zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka deklaruar se në javën e parë të qeverisjes do të “hedhë në kosh” Ballkanin e Hapur, pasi është projekt i "argatit të Vuçiçit", teksa i referohej kryeministrit Edi Rama.

“Ballkani i Hapur i argatit të Vuçiçit, javën e parë hidhet në kosh. Ja ku është Banja, por pse u ndërtua ky hidrocentral, u ndërtua së pari si vepër vaditëse, këta nuk kanë investuar asnjë qindrakë. Mandatin e ardhshëm Dumreja dhe gjithë zona do të përfitojnë për vaditje nga uji që do të vijë nga ky hidrocentral. Ky e shkretoi kombin, shqiptarët u larguan masivisht. Çdo patronazhist do të dënohet për vepër kriminale”, tha ai.

Kryememokrati ka renditur edhe masat që do të ndërmarrë në ndihmë të biznesit, mes të cilave taksa e sheshtë 10 %, energjia 6 lekë dhe TVSH 15%.

Lini një Përgjigje