
Senatori italian Marco Lombardo mbështet protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe kërkon sqarime mbi projektin në Sazan, duke vënë në dyshim natyrën e marrëveshjes dhe pasojat e saj për sovranitetin dhe ekuilibrat strategjikë në rajon...
Ndërsa protestat kundër projektit të investimit në ishullin e Sazanit kanë vijuar prej javësh në Shqipëri, mbështetje për kundërshtimet e ngritura nga qytetarët ka ardhur edhe nga Italia.
Senatori italian Marco Lombardo ka reaguar publikisht në lidhje me zhvillimet e fundit, duke deklaruar se shqetësimet e protestuesve nuk lidhen vetëm me mbrojtjen e mjedisit, por edhe me çështje shumë më të gjera që prekin sovranitetin kombëtar dhe ekuilibrat strategjikë në rajon.
Sipas Lombardos, debati nuk duhet të kufizohet vetëm te aspekti ekologjik apo te ndikimi që projekti mund të ketë mbi rezervat natyrore dhe biodiversitetin e zonës. Ai argumenton se mënyra me të cilën është paraqitur dhe promovuar projekti ngre një sërë pyetjesh që meritojnë një analizë më të thellë.

“Ka një pjesë të kësaj historie për të cilën flitet shumë pak dhe që meriton vëmendje”- e nis postimin e tij në Facebook, politikani italian. Senatori ndalet veçanërisht te koncepti i “investitorit privat”, që sipas tij përbën pikën më delikate të gjithë debatit.
“Pika ku do të doja të ndaleshim është pikërisht fjala “privat’. Kur blerësi nuk është plotësisht një subjekt privat dhe kur zona në shitje ndodhet në një territor që ka peshë në ekuilibrat ndërkombëtarë të këtyre viteve, ajo që duket si një operacion imobiliar ndryshon tërësisht natyrë. Nuk po blihen vetëm metra katrorë bregdeti. Po vihet dorë mbi një pozicion strategjik”- thekson ai.
Sipas Lombardos, kur një subjekt me ndikim të konsiderueshëm politik dhe institucional ndërkombëtar përfshihet në një projekt të tillë, është e nevojshme që opinioni publik të marrë përgjigje të qarta mbi natyrën reale të investimit dhe objektivat afatgjata të tij.
Një nga aspektet që ka tërhequr më shumë vëmendje në reagimin e senatorit italian është mundësia që territori në fjalë të marrë në të ardhmen një funksion strategjik që shkon përtej turizmit.
“Atje mund të ndërtohet herët a vonë një bazë ushtarake. Një hotel luksoz dhe një bazë ushtarake nuk janë saktësisht e njëjta gjë”- shprehet ai.
Lombardo argumenton se, nëse një skenar i tillë do të rezultonte i vërtetë, atëherë çështja nuk do të kishte më të bënte vetëm me zhvillimin ekonomik apo turistik të zonës.
“Nëse gjërat do të qëndronin vërtet kështu, do të përballeshim me një ndërhyrje të huaj brenda sovranitetit të një vendi tjetër; për më tepër të një vendi që Bashkimi Europian mund ta pranojë deri në vitin 2030 dhe që duhet ta shohim si një partner të ardhshëm, jo si një oborr ku fuqitë vendosin ushtarët e tyre.”
Në vijim të reagimit të tij, senatori italian ndalet edhe te aspekti juridik i marrëveshjes, duke theksuar se natyra e saj duhet të sqarohet plotësisht.
“Ekziston edhe një aspekt juridik. Nëse ajo marrëveshje do të ishte vërtet mes shtetesh dhe jo mes privatësh, atëherë do të bëhej fjalë për një transferim territori, që është diçka krejt ndryshe nga një shitblerje”- theksohet më tej në reagim.
Sipas tij, një situatë e tillë do të kërkonte procedura të tjera institucionale dhe një rol të drejtpërdrejtë të institucioneve përfaqësuese të Shqipërisë.
“Pikërisht për këtë arsye do të ishte i nevojshëm votimi në parlamentin shqiptar, sepse do të bëhej në çdo aspekt një marrëveshje ndërkombëtare. Dhe vetë fakti që paraqitet si një marrëveshje mes privatësh duhet të na bëjë të ngremë disa dyshime.”
Në përfundim, Lombardo përmbledh shqetësimet e tij në disa pyetje që, sipas tij, mbeten ende pa përgjigje të qarta:
A jemi vërtet të sigurt se pas kësaj qëndrojnë privatë dhe jo një transferim sovraniteti i maskuar si operacion imobiliar?
A jemi të sigurt se objektivi përfundimtar është një resort luksoz dhe jo, nesër, një bazë ushtarake?
Dhe pyetja më e rëndësishme: a jemi të sigurt se e mira që duhet mbrojtur atje, përtej mbrojtjes së mjedisit dhe flamingove rozë, nuk është vetë sovraniteti i Shqipërisë?
Këto janë pyetjet që, sipas senatorit italian, meritojnë përgjigje të qarta dhe transparente nga institucionet, ndërsa debati mbi projektin në Sazan vazhdon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara të momentit në Shqipëri./Pamfleti
Ik o Lambordo shiko punet e Italise ti, nuk rrine dot spiunet, jane mesuar te vjellin.
Per cfare baze ushtarake ben ky italiani? Ok! Baza ushtarake eshte e Shqiperise e jo e Ameriqinise per kuplara. Nese Amerikanet, jo Ameriqenet, duan te bejne baze ushtarake ne Shqiperi, jane te mirepritur, welcome. Edhe Ruset, popull fisnik, me qeveri pisllik, kur erdhen e bene kontraten 50/50 e kur iken lane 50% te bazes te Shqiptaret. Eshte interesant qe Amerikanet, masters of business thone, 'what is in it for me'? C'eshte ky bordello biznes? Ameriqenet (trumpinot), jo Amerikanet, sjellin ca Grenell bythqire e na bejne corap. Cfare na kane dhene e ndihmuar Ameriqenet, jo Amerikanet, ne Shqiperise qe kur kemi hyre ne NATO, kur Europes i tundin faturen e billeve te ndihmes me miliarda dollare? Pse me paticka e arme kondrabande do luftojne Shqiptaret kunder armiqve te tyre te perjetshem? Edhe pa paticka do luftojme, me thika, hanxhare e gure, por bordello Ameriqene e kelyshe sllavesh nuk duam ne shqiperine tone te shtrenjte.
Ky eshte yzedin Kashta apo Yzedin Rama?