Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka folur për protestën dhe kërkesat e saj.
Qori tha se është hera e parë që në një protestë masive qytetare, artikulohen kërkesa politike, siç është ajo e dorëheqjes së qeverisë.
"Jam në protestë përditë. Po të them se kjo protestë ka të përbashkëta me të armëve kimike dhe të studentëve, por ka bërë një hop cilësor përpara, është dukshëm më e madhe. E them si pjesëmarrës në vetë të parë.
Ka diçka që e veçon këtë protestë dhe besoj se është më vështirë të bësh debat, janë kërkesat, qëndrimet. Është hera e parë që ka një protestë masive qytetare dhe kërkesat janë politike. Kryekërkesa këtu është dorëheqja e Edi Ramës. Kërkohet në masë. A ka kërkesë më politike?
Kërkesa dhe fryma janë politike, rrënjësore, prekin të gjithë dimensionet e jetës. Kërkohet dorëheqje e Ramës, kërkohet burg për Ramën dhe Berishën. Nuk është thirrur kurrë kjo. Protestuesit i kundërvihen oligarkisë ekonomike. Madje protestuesit thonë bojkotoni mediat, janë thirrje nga mijëra vetë”, tha ai i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Sipas Qorit, nëse protestuesit thërrasin bojkotoni mediat, e thonë sepse për ditë të tëra televizionet kryesore kanë heshtur.
BOJKOTONI MEDIAT ESHTE GABIM, MEDIAT DUHEN PER TE SENSIBILIZUR. NUK ESHTE ARSYE KJO QE PERMEND ARLINDI, ESHTE GABIM, HESHTEN NE DITET E PARA POR ME VONE PO E JAPIN. OSE BOJKOTONI ATO MEDIA QE VERTETE NUK E JAPIN PROTESTEN OSE E DEFORMOJNE DHE KTO JANE ATO QE KOMANDO EDI RAMA.