Protesta e Zvërnecit u shndërrua në një lëvizje që goditi të dy dyert e pushtetit, sepse populli pa qartë se Rama dhe Berisha nuk janë kundërshtarë por ortakë. Ortakëria e tyre është ndërtuar mbi leje ndërtimi dhe prona që i ndajnë bashkë në heshtje, ndërsa qytetarët mbahen peng nga një opozitë e shitur. Tani turma kërkon burg për të dy, sepse iluzioni i zgjedhjes midis tyre ka marrë fund përgjithmonë
Gjithçka nisi si një britmë për të mbajtur gjallë një lagunë, atë të Zvërnecit, ku flamingot ndalen prej shekujsh, por ku një projekt prej katër miliardë eurosh nga vëllezërit katarjanë dhe dhëndri i Donald Trump solli në qendër të vëmendjes jo vetëm investimin, por edhe fytyrën e vërtetë të establishmentit shqiptar.
Ajo që po ndodh tani në Shqipëri nuk ka më asgjë të përbashkët vetëm me një çështje mjedisore, sado e rëndësishme që ajo është. Pesë mbrëmje me radhë sheshi “Skënderbej” në Tiranë është mbushur me një turmë që nuk mban flamuj partiakë dhe nuk pret radhën te asnjë tribunë, por që po shkruan një kapitull të ri në historinë shqiptare.
Ajo që filloi si mbrojtje e një zone bregdetare pranë Vlorës është shndërruar në një lëvizje me përmasa të mëdha që i është vënë përballë të gjithë establishmentit politik, duke zbuluar diçka që populli kishte dyshuar prej vitesh, por që askush nuk guxonte ta thoshte me zë të lartë: Edi Rama dhe Sali Berisha nuk janë kurrsesi kundërshtarë, por dy krahë të së njëjtës makinë që ka ngrënë tokën dhe lirinë e këtij vendi.
Kur turma e protestuesve marshoi fillimisht te kryeministria dhe më pas te selia e Partisë Socialiste, askush nuk u habit që ata kërkuan dorëheqjen e Ramës. Ajo që tronditi të gjithë ishte se të njëjtët njerëz, në të njëjtën mbrëmje, marshuan edhe te dera e selisë së Partisë Demokratike dhe atje thirrën “Sali Komunisti” dhe “opozitë e shitur”.
Sepse protestuesit e kanë kuptuar më në fund se pas dyerve të të dyja partive rreh e njëjta zemër dhe se iluzioni i një opozite që mbron qytetarët nga pushteti ka qenë thjesht teatër i mirëkoreografuar. Ky zbulim ka bërë që protesta të marrë përmasa të papara, duke tërhequr jo vetëm aktivistë mjedisorë, por edhe qytetarë të lodhur nga varfëria, nga mungesa e drejtësisë dhe nga ndjenja se votojnë çdo katër vjet për të njëjtin grabitës me maska të ndryshme.
Çfarë e lidh pra kryeministrin socialist me kreun e opozitës demokratike, dy njerëz që për tre dekada na janë shitur si armiq të përbetuar? Përgjigja e së cilës protestuesit po i bëjnë jehonë çdo natë në shesh ka të bëjë me diçka shumë konkrete: Edi Rama e ka blerë Sali Berishën me leje ndërtimi për djalin e tij Shkëlzen Berishën, me prona dhe troje që ata i ndajnë bashkë në heshtje, larg syve të opinionit publik.
Nuk është më një sekret që Shkëlzen Berisha ka përfituar leje ndërtimi në zona strategjike gjatë viteve të qeverisjes socialiste, dhe se këto leje nuk do të ekzistonin pa firmën e ministrave të Ramës. Po ashtu nuk është sekret se truall pas trualli, pronë pas prone, familja Berisha ka grumbulluar pasuri të pashpjegueshme pikërisht në periudhën kur Sali Berisha zgjidhte të mos e çonte përplasjen me qeverinë deri në fund. Protestuesit e kanë lexuar këtë si një marrëveshje të heshtur: Rama i jep leje dhe prona djalit të Berishës, dhe Berisha në këmbim siguron që të mbajë opozitën peng.
Ajo që po ndodh tani në Shqipëri ka filluar të tërheqë vëmendjen në masë të mediave ndërkombëtare jo vetëm për shkak të përmasave të protestës, por sepse ajo paraqet një model të rrallë të tejkalimit të ndarjeve artificiale. Kur qytetarët që urrejnë Ramën dhe ata që urrejnë Berishën zbulojnë se urrejnë të njëjtin sistem, ata bashkohen në një forcë që asnjëra prej partive nuk mund ta kontrollojë më.
Mbi të gjitha, turma po kërkon drejtësi për këtë marrëveshje të fshehtë midis Ramës dhe Berishës, duke kërkuar burg për të dy. “Rama në burg, Berisha në burg” nuk është një parullë e thjeshtë, por një diagnozë e saktë e së keqes që ka gllabëruar Shqipërinë për tridhjetë e pesë vjet. Kur udhëheqësi i opozitës merr leje ndërtimi nga qeveria që supozohet se lufton, dhe kur ata ndajnë troje dhe prona së bashku, atëherë nuk ka më asnjë iluzion për të shpëtuar.
Protesta e Zvërnecit ishte vetëm fillesa, ajo që ndezi dritën në një dhomë ku populli kishte qëndruar gjatë në errësirë. Tani që drita është ndezur, gjithë bota mund të shohë fytyrën e vërtetë të këtij establishmenti, dhe Shqipëria nuk do të jetë më e njëjta. /Pamfleti
Jo vetem Rama xhistani dhe BERISHO VIÇI por te gjithe 99 % e deputeteve keto 35 vite kush jane gjalle duhet arrestuar dhe gjykuar nga gjykata ushtarake. Akuza krime kunder njerezimit kunder popullit shtetit e kombit shqipetare ,shpopullim te shqipetareve dhe dem financiar ne Trilion dollers. Me qe jane fajtore denimi Pushkatim . Rrofte gjuha e kombi shqipetare ???????? Erdhi dita e gjykimit. We see ???? you. The best is yet to come Q
Te lumte mendja e pena.