
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për protestën e paralajmëruar më 10 shkurt të opozitës.
Ai deklaroi se protesta e paralajmëruar e 10 shkurtit nuk është manovër politike, por reagim qytetar ndaj asaj që opozita e cilëson si kapje të shtetit dhe korrupsion të përhapur.
Boçi tha se nxitësi i protestës është zemërimi i akumuluar i qytetarëve ndaj qeverisjes aktuale.
“Nuk ka skenarë të fshehtë. Është qytetari që gjen formën dhe mënyrën për të shprehur revoltën. Ne si deputetë kemi detyrimin të jemi në rreshtin e parë të kësaj revolte”, u shpreh ai për "A2 CNN".
Sipas Boçit, protesta synon të mbrojë interesin publik dhe të nxjerrë në pah pakënaqësinë ndaj korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë.
“Ne dalim për qytetarët, për të vërtetën dhe për besimin tek alternativa. Kjo nuk është shfrytëzim politik i situatës, por një reagim i domosdoshëm ndaj padrejtësisë”, tha demokrati.
Ai shtoi se më 10 shkurt pritet mobilizim i gjerë qytetar dhe se protesta do të shërbejë si mesazh i drejtpërdrejtë kundër qeverisë dhe në mbrojtje të demokracisë.
Lini një Përgjigje