TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 21:04

Protesta e demokratëve për përjashtimin nga PD-ja, Salianji: Lidershipi aktual ka frikë nga gara!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e demokratëve për përjashtimin nga PD-ja, Salianji:

Tensione të reja janë shfaqur në Partinë Demokratike, pasi një grup prej më shumë se 100 anëtarësh nga dega e Durrësit zbarkuan në selinë blu në Tiranë, duke kërkuar një ballafaqim me kryesinë pas një vale përjashtimesh. Megjithëse takimi nuk u realizua, prapaskenat e këtij veprimi nxjerrin në pah një konflikt të thellë brenda partisë.

Në një intervistë për emsionin ‘TëPashoq’ në kanalin në ‘Youtube’ të ‘Pamfletit’, ish-deputeti Ervin Salianji, deklaroi se demokratët e përjashtuar protestojnë sepse sipas tyre, përjashtimet nuk bazohen në fakte, por burojnë nga “frika prej garës” e lidershipit aktual.

Sipas Salianjit, koha e përjashtimeve ishte “banale”, pasi vendimi u mor pikërisht në ditën kur po mbahej një takim pune me drejtuesit e degës së Durrësit. Ai theksoi se ky veprim ishte një mesazh i qartë për të heshtur zërat kritikë.

Salianji theksoi se lidershipi aktual i Partisë Demokratike, me veprimet e tij, po i shërben në mënyrë indirekte kryeministrit Edi Rama, duke përjashtuar demokratë që mobilizojnë mijëra njerëz dhe kanë kontribuar historikisht për partinë.

Pjesë nga intervista:

-Në fakt tek ngjarja e sotme, zbarkuan nga dega e Durrësit në selinë blu në Tiranë, për të kërkuar një ballafaqim me vetë Sali Berishën. Nuk u realizua sikurse pritej një i tillë. Për gjithçka po ndodh me një sërë shkarkimesh që po bën po themi kështu, udhëheqja e Partisë Demokratike, sidomos në rrethe. Deri tani është thënë që janë mbështetësit e tu dhe në thonjëza është kuptuar arsyeja. Por duket se ka dalë edhe përtej kësaj logjike. Çfarë ndodhi sot me të Durrësit për shembull që njihen si mbështetësit tuaj?

Ervin Salianji: Po ata janë, po themi pjesë e e kësaj lëvizje. Si jemi të gjithë bashkë. Nuk mund të them që janë mbështetësit e mi, janë pjesë e kësaj lëvizje. Përjashtimi ka ndodhur në një ditë, është edhe banale si gjë, në një ditë kur kemi qenë në një takim, po themi në një drekë pune me me një pjesë të madhe të të drejtuesve të degës së së Durrësit, si mesazh, që e bën edhe më banale po themi këtë këtë lëvizjen e lidershipit të Partisë Demokratike. Po. Janë zyrtarë të emëruar nga Sali Berisha, siç ta thashë dikush drejtues i rithemelimit dhe njeriu që i ka organizuar foltoret zotit Berisha në vitin 2021, sot kryetar i grupit të këshilltarëve, deri në këtë moment. Pse prisnin ata që të të mendonin ndryshe këta që t'i përjashtonin, se aty ishin apo jo? Janë tetë muaj larg zgjedhjet. Tjetri sekretar i degës. Sot shkoi kandidati më i votuar i degës së Durrësit. Të dy personat e përjashtuar dhe kryetarët e partive të lagjeve të Durrësit për të treguar që ata janë demokratë që kanë punuar për Partinë Demokratike. Jo për të kërkuar lëmoshë aman o Basha se se mos na përjashton nga partia se është dramë jete, po për të treguar që Partia Demokratike është sakrifica, mundi i mijëra demokratëve dhe për t'i treguar opinionit publik që shiko, këtu nuk ka fakte, por këtu ka përjashtim për shkak të frikës nga gara. Sepse tha për shembull për Dritan Burgin që ka përjashtuar, që ka votuar. Tha për buxhetin e Partisë Socialiste. Nxorri me video, nxorri dhe procesverbalin që kishte mbajtur qëndrimin në emrin në emër të grupit të këshilltarëve, kundër. Pra këtu nuk ka fakte, kjo është thjesht për të treguar, po themi pavërtetësinë e gjithë narrativës që ka lidershipi i Partisë Demokratike sot, për shkak të frikës që kanë nga gara. Dhe ishin më shumë se 100 veta sot aty. Pse nuk u përballën? Të thonë shiko, ja ku i keni provat, ju të tre. Për këtë arsye ju nuk jeni në opozitë, por po bëni lojë. Po në fakt lojën po e bën lidershipi i Partisë Demokratike për t'i shërbyer Ramës. Qoftë edhe duke përjashtuar demokratë të cilët mobilizojnë mijëra njerëz aty. Të gjithë ata janë me punët e veta, janë me bizneset e veta, kanë kontribuar për Partinë Demokratike, nuk i kanë marrë Partisë Demokratike. Kështu që ky, ky ishte një element që unë besoj që në çdo rast do të vazhdojë, do të ndodhë edhe me të tjerët.

-Po sot çfarë ndodhi, nuk i priti Berisha?

Ervin Salianji: Do vendojë, kërkojë llogari. Po çfarë do ju thotë? Çfarë do ju thotë? Se nëpër media hidh një akuzë dhe do mbetet ndonjë gjë. Po përballë si do i thotë? Si, cila është akuza, si e kemi ndihmuar Partinë Socialiste? Se aty ngjitur e pati, ishte kandidati më i votuar i degës së Durrësit. I degës, se i qarkut është Loni. Po për degën e Durrësit ishte Ndriçim Pjetri, është kandidati më i votuar në listën e hapur për Partinë Demokratike në degën e Durrësit. Dhe ishte aty, tha këta kanë punuar për mua. Po. Si kanë punuar këta për Partinë Socialiste? Se po kanë punuar për Partinë Socialiste, daluni i pari thet që i kam pasur kundër. Pra kjo është për të demontuar të gjithë narrativën e gënjeshtërt që këta janë njerëz që i shërbejnë Partisë Socialiste. Ne në fakt po i shërbejmë Partisë Demokratike dhe vetëm opozitës.

salianji pd

1 Komente

  1. L
    Lulushi

    Huri i i hajdarit

    Lini një Përgjigje