TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 20:37

Gara për kreun e PD-së, Salianji: Nëse fitoj, sjell demokratët në pushtet!

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e PD-së, Salianji: Nëse fitoj, sjell

Teksa ka shpallur kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e brendshme të partisë, Ervin Salianji deklaroi se synon një transformim rrënjësor të opozitës, duke nisur nga ndryshimi i narrativës politike dhe vetë strukturës së partisë.

Në një intervistë për emsionin ‘TëPashoq’ në kanalin në ‘Youtube’ të ‘Pamfletit’, Salianji premtoi se do sjellë Partinë Demokratike në pushtet nëse arrin të fitojë si kryetar në zgjedhjet e majit.

Pjesë nga intervista:

-Domethënë gjithmonë nëse vjen ti në krye të Partisë Demokratike, kjo e fundit do jetë në pushtet, direkt?

Ervin Salianji: Po patjetër. Unë them që bëj çdo përpjekje, duke ndryshuar Partinë Demokratike, duke ndryshuar narrativën e Partisë Demokratike, duke propozuar edhe këtë që ju thashë, lista 100% të hapura, duke kërkuar referendum, duke hapur partinë, duke e bashkuar partinë drejt njerëzve që janë të pakënaqur, duke i ridhënë një shpresë tjetër edhe elektoratit të djathtë, por edhe shoqërisë, duke ndryshuar gjuhën politike. Unë s'bëj akuza të pabaza. Janë të lidhur, them, me Al Capone-n, them unë, ku di unë, janë të lidhur me Pol Pot-in, janë të lidhur me ISIS-in, ku di unë. Gjej çfarë ka më, çfarë janë ekstreme fare dhe merre edhe... Si mund të bëhen këto akuza? Si mund të thuash, se mund të thuash çdo gjë. Po të thuash që unë kam, ç'interes kam unë me Partinë Socialiste? Unë kam, unë kam vetëm... se... ndjesinë ka njeriu. Unë kam vetëm inatin që dua të largohen sa më parë. Personal, së pari. Së dyti, është domosdoshmëri për Shqipërinë që të largohet Edi Rama sa më parë, sepse janë larguar 1 milion shqiptarë. Se këtu, në vend që të merret me gjëra konkrete, pse nuk merret Partia Demokratike sot me çmimin e naftës?

salianji pd pushtet

Lini një Përgjigje