TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 20:19

Zgjedhjet brenda partisë, Salianji sfidon hapur Berishën: Nuk tërhiqem nga gara, PD-ja nuk është pronë private

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet brenda partisë, Salianji sfidon hapur Berishën: Nuk

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka konfirmuar sërish kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke i shpallur një sfidë të hapur kryetarit aktual, Sali Berisha. Në një intervistë për emsionin ‘TëPashoq’ në kanalin në ‘Youtube’ të ‘Pamfletit’, Salianji deklaroi se do të jetë në garë në zgjedhjet e brendshme të muajit maj, duke theksuar se Partia Demokratike nuk është pronë private e askujt, por një pasuri publike e shqiptarëve.

Duke folur për përjashtimin e tij, Salianji hodhi poshtë çdo mundësi tërheqjeje, duke e bazuar argumentin e tij tek statuti i partisë. Sipas tij, pikërisht ky statut ia heq të drejtën për të rikandiduar Sali Berishës, pasi parashikon që kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme, e humbet automatikisht mandatin dhe nuk mund të garojë sërish.

Salianji gjithashtu akuzoi drejtpërdrejt Berishën se me veprimet e tij po i jep avantazh kryeministrit Edi Rama, duke e futur partinë në një cikël përplasjesh të brendshme dhe duke ngritur pretendime të pabazuara, lidershipi aktual po e dobëson opozitën.

Pjesë nga intervista:

-Takohemi si çdo të mërkurë edhe sonte me të pashoq për t'u ndalur gjerësisht tek aktualiteti politik. Kam një njeri, emri i të cilit është diskutuar shumë këto ditë, për vetë faktin sepse në Partinë Demokratike në maj do të garohet për kreun e ri të saj. Mirëpo Berisha, siç dihet, është në garë dhe tashmë ka nisur një luftë publike me Ervin Salianjin. Këtë të fundit kam në studio sepse ai kërkon me doemos të jetë kundërshtari i Berishës në këtë garë. Mirëmbrëma, mirë se erdhe.

Ervin Salianji: Mirëmbrëma, mirë se ju gjeta.

-Do të garosh në zgjedhjet e 23 majit apo tashmë nuk ka asnjë shans të tillë sepse Berisha çka kishte për të thënë e ka thënë dhe ligji është ai?

Ervin Salianji: Unë nuk po garoj në një pronë të ndonjë personi, as të zotit Berisha, as nuk po vij këtu te ju të garoj edhe ka nevojë të shikoj kush e ka regjistruar në QKB, kush është aksioneri edhe duhet të blej apo të shes aksione apo të hyjë në pronë. Unë jam në politikë, në një hapësirë publike, në një pronë publike, në një pasuri të shqiptarëve siç është Partia Demokratike e Shqipërisë, jam kontributor, sakrifikues, pa diskutim dhe njeri që kam dhënë rezultate politike po themi fituese për Partinë Demokratike kur kam garuar përballë qeverisë. Kështu siç është Partia Demokratike, siç edhe po duket tani më qartësisht, e ka thuajse të pamundur të fitojë me Edi Ramën dhe vetë lidershipi i Partisë Demokratike dhe zoti Berisha është dorëzuar. E keni parë në narrativën publike që thotë që Edi Rama nuk mundet. Unë them që Edi Rama mundet dhe mund ta mundim duke bërë një ekip më të mirë, se do kemi kohë t'i t'i t'i shtjellojmë, po për t'u përgjigjur. Kështu që gara në Partinë Demokratike duhet të ishte në prill, është vendosur të jetë në maj. Unë do të jem kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, siç e parashikon statuti.

-Jo që je kandidat e dimë, po a mendon që do të hysh dot sepse të kanë përjashtuar?

Ervin Salianji: Ne nuk dimë. Unë jam në rrafshin e politikës, pra çfarë do të thotë përjashtim, si? Pra politika ecën mbi disa parime.

-Si mund të hysh në Partinë Demokratike pra? Sepse ka rregulla të brendshme që ti të mund të kandidosh.

Ervin Salianji: Jo me Jo rregullat e brendshme rregulli i brendshëm apo rregullat e brendshme përcaktohen nga ai që është kryerregulli. Po. Që është demokracia, e para. E dyta, nga kushtetuta e partisë. Kushtetuta e Partisë Demokratike është statuti i Partisë Demokratike. Statuti i Partisë Demokratike përcakton që kryetari që nuk e bën Partinë Demokratike fituese mbas zgjedhjeve të përgjithshme, largohet, mbas shpalljes së rezultatit zgjedhor humbet mandatin në mënyrë të menjëhershme dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë. Pra këtu me rregull nuk kandidon dot zoti Berisha.

-Po ja që është shkelur ky rregull që thua ti, pse nuk do të shkelet dhe për ty?

Ervin Salianji: Nuk nuk e dimë, ta shikojmë. Ka, ka institucione. Pra unë i qëndroj logjikës institucionale.

-Po institucionet ke thënë vetë që nuk do t'i ndjekësh sepse nuk do t'i bësh shefin.

Ervin Salianji: Jo janë institucionet, janë institucionet, janë institucionet e partisë, së pari. Së dyti, unë nuk i ndjek, por kjo nuk përjashton që mund t'i ndjekin njerëz të tjerë. Pra, statuti i Partisë Demokratike është i regjistruar siç Partia Demokratike është e regjistruar në regjistrin e partive politike në gjykatën e Tiranës. Po s'ka nevojë më, një anëtar mund të bëjë, mund të bëjë një padi në gjykatë edhe këtu nuk është problemi se si apo kush i bën dëm njëri-tjetrit brenda partisë. Pra mund të dalë një. Në mënyrë jo statutore. Po s'bën luftën time, unë bëj betejën time siç e keni parë gjithandej, por unë nuk Unë nuk i jap avantazh Edi Ramës. Në këtë rast zoti Berisha po i jep avantazh Ramës. Sepse ka futur Partinë Demokratike në një cikël përplasje, po ngre pretendime të pabazuara dhe të pavërteta dhe ndërkohë do me çdo kusht të rrijë aty. Tani ka vetëm një, një zgjidhje kjo punë, nëse do të kishim normalitet. Për shkak se zoti Berisha, po themi, ka kontribute të rëndësishme në Partinë Demokratike në 35 vite. Të ndryshonin, le ta ndryshonin pra duhet ta ndryshojnë atë statutin dhe të bëjnë garë, po pa garë kjo punë nuk ecën. Çfarë zgjedhje ka? Se ju thatë që do të garojë zoti Berisha. Me kë? Do garojë me veten? Çfarë garë ka aty? Aty pastaj ka uzurpim pra që ta përdorim shqipen tamam, mos përdorim terma si ata, i vetëpërjashtuar po ndërkohë unë i vetëpërfshirë. Pra si vetëpërjashtim i bëhet nga vetja dhe gara, gara është me me me dikë përballë. Dhe nuk e zgjedh kundërshtarin, si e zgjedh, si e bën garën zotëria? Çfarë gare ka këtu? Këtu ka uzurpim. Unë po e mbaj peng. Po të kisha ardhur me një armë, ju mbaj peng këtu live, rrimë ca kohë derisa të vijnë të na largojnë. Ajo nuk është pastaj as intervistë, as, njësoj si me dhunën.

-Agron Gjekmarkaj ka shpallur gjithashtu kandidaturën publikisht, që do të thotë mund të jetë ajo personi që mund të bëjë luftën tënde indirekt, të çojë çështjen në gjykatë, të zvarritet procesi i zgjedhjeve në parti?

Ervin Salianji: Unë nuk mund të flas në emër... Unë nuk mund të flas në emër të askujt. Unë di t'ju them, di t'ju them këtë gjë, që interesi i Partisë Demokratike, i demokratëve, por edhe i shoqërisë është ky, që të kemi demokraci. Pa demokratizimin e partive politike është parakusht për të pasur demokraci në shoqëri. Demokracitë në parti nisin nga vota. Dhe zoti Berisha e ka premtuar, që t'i themi se njerëzit me të drejtë mbase nuk e kanë vëmendjen gjithë kohën tek se kanë kaluar katër vite. Zoti Berisha tha do kemi demokraci të brendshme. Tha do lejohen fraksionet. Tha që nuk do të ketë më përjashtim, se u përjashtua vetë, e mbani mend. Tha që unë për gjashtë muaj e rrëzoj Edi Ramën. Apo jo? Tha që zgjedhjet lokale do t'i fitoj në 2023-shin. Tha që zgjedhjet e përgjithshme do i fitojë. Tha që unë nuk jam Lulzim Basha, mua nuk m'i vjedh zgjedhjet Edi Rama. Tani doli që Edi Rama jo vetëm jo vetëm i rrahu, në kuptimin figurativ, në zgjedhje, por mori 83 mandate dhe i ka marrë 83 mandate duke qenë më i dobësuar se 2021-shi. Pse ka qenë më i dobësuar Edi Rama? Sepse ka pasur disa faktorë kundër, që i kanë në favor zotit Berisha. Ka pasur armik të madh Soros-in, apo jo? Dhe administratën. Po, se po ndjek narrativën e zotit Berisha. Iku Soros-i, erdhi presidenti i Shteteve të Bashkuara, i nderuari Donald Trump, që e ka në favor. Është kështu? SPAK-u, nga një, po themi institucion sipas zotit Berisha që godiste opozitën, tani po...

salianji pd gara kreu

Lini një Përgjigje