TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2024, 16:39

Protesta e opozitës/ Policia në gatishmëri, a do të ketë përplasje me militantët?

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës/ Policia në gatishmëri, a do të

Opozita do të mbajë sot protestën kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore. Në kuadër të mosbindjes civile, në orën 17:00 opozita nis bllokimin e 5 pikave kyçe në Tiranë.

Marshimi i opozitës do të zgjasë 3 orë pasi në shkresën që PD ka njoftuar Policinë e Shtetit, thuhet se protesta nis në orën 17:00 dhe përfundon në orën 20:00.

Partia Demokratike ka kërkuar që mbështetësit të vendosen në pika të caktuara, duke bllokuar segmentet rrugore në të gjitha kahet e lëvizjes. Ende nuk dihet skenari që do të ndjekin protestuesit, ndërsa deputetët do të bllokojnë kryqëzimet me automjetet e tyre.

“Nuk ka asnjë skenar, të paktën deri tani, që rrugët të bllokohen me automjetet e mbështetësve të opozitës”, tha gazetari Osman Stafa.

Tashmë janë ndarë detyrat për secilin prej deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së PD-së.

Gazetari u shpreh se nuk janë paralajmëruar akte dhune, por situata do shihet edhe nga mënyra se si do të sillet Policia e Shtetit.

Lini një Përgjigje