TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 20:59

Protestat e demokratëve, Alizoti: Të djathtët në SHBA na mbështesin

Shkruar nga Pamfleti

Protestat e demokratëve, Alizoti: Të djathtët në SHBA na

Deputeti i Partisë Demokratikë, Tomorr Alizoti, thotë se të djathtët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pro Partisë Demokratike në Shqipëri.

Në një kohë që aksioni opozitar po nis të përshkallëzohet, Alizoti thekson se ky opozitarizëm është një e drejtë për të bërë vendin më demokratik.

Alizoti ka folur për takimet që ka zhvilluar gjatë vizitës së tij në SHBA dhe në mesazhet që ka marrë nga kongresmenët amerikanë.

“Të djathtët në Amerikë janë totalisht pro Partisë Demokratike në Shqipëri, pro nesh, pro rrymës tonë, pro opozitarizmit tonë, që në fund të fundit është një e drejtë për të bërë të mundur demokracinë në vendin tonë.

Nga këndvështrimi im është një vizitë shumë pozitive dhe shumë frytëdhënëse.

E gjithë kjo krizë në Shqipëri që është shitur sikur amerikanët janë kundër nesh dhe trumbetohet në një pjesë të madhe të mediave shqiptare sikur e gjithë Amerika është kundër nesh”, ka thënë Alizoti.

Alizoti foli edhe për protestën e mbajtur pasditen e sotme, përballë parlamentit dhe poshtë banesës së ish-kryeministrit Berisha, duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit e saj.

Alizoti thotë se edhe brenda grupit mund të kenë mendime të ndryshme, dhe kjo quhet demokraci e vërtetë.

“Është një përshëndetje për të gjithë demokratët që morën pjesë për liderin e tyre historik sepse është lideri historik është historia e Shqipërisë është historia e PD-së. Është normale që demokratët të kenë opinione të ndryshme, kjo është demokracia por aty është një padrejtësi të madhe dhe më erdhi mirë që sot pashë që grupi parlamentar ishte bashkuar që demokratët ishin të bashkuar me një pjesëmarrje të lartë dhe të  mirë para parlamentit, por edhe që morën pjesë te rrugica ku demokratët bëjnë protestën e tyre të drejtë dhe të sinqertë”, ka thënë Alizoti në Syri Tv.

tomorr alizoti protesta shba

Lini një Përgjigje