
Partia Demokratike prej disa ditësh ka njoftuar se aksioni i saj opozitar do të përshkallëzohet.
Ditën e hënë opozitarët kanë njoftuar protestën e tyre të parë, në orën 17.00 para parlamentit, ndërkohë që do të vijojnë edhe tubimet e përditshme të qytetarëve poshtë banesës së ish-kryeministrit Berisha.
Mbrëmjen e sotme, Berisha ka shpërndarë edhe spotin e protestës së ditës së hënë.
“Opozita në aksiOn! O sot o kurrë! Një thirrje për të gjithë ju miq, e hënë, 5 shkurt ora 17:00 te Parlamenti”, shkruan Berisha në Facebook.
Përveç deputetëve të Partisë Demokratike, që e kishin njoftuar protestën por edhe përshkallëzimin e aksionit opozitar, edhe vetë ish-kryeministri Berisha ka bërë sot thirrje që qytetarët të protestojnë.
Nga banesa e tij, në fjalimin e përditshëm, Berisha tha se ajo do të jetë një protestë kundër regjimit të Edi Ramës, ku ish-kryeministri bëri thirrje që të bashkohen edhe vetë socialistët.
Lini një Përgjigje