
Pasaporta shqiptare për Eric Adams ngre më shumë pikëpyetje sesa jep përgjigje, duke ushqyer dyshimet për një rol të ri lobues në shërbim të interesave të Tiranës në Nju Jork...
Dekreti për dhënien e shtetësisë shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, erdhi papritur, duke kapërcyer procedurat normale të ligjit shqiptar. Megjithëse rastet e veçanta janë të përcaktuara në ligj dhe është parashikuar një dhënie e shpejtë, siç ka ndodhur me sportistë apo edhe personazhe VIP, gjithsesi enigma mbetet.
Eric Adams, një politikan që i përket Partisë Demokratike amerikane, i ardhur nga një eksperiencë e gjatë në NYPD, policinë e metropolit më të madh të botës, e drejtoi Nju Jorkun me vetëm një mandat. Në zgjedhjet e fundit u mund bindshëm nga socialisti-demokrat Zohran Mamdani. Adams, që politikisht i përket qendrës, pati një pakt dhe marrëdhënie të afërt me Donald Trump, me shpresën e marrjes së votave republikane, por që në fund nuk i pati me vete.
Adams, megjithatë, duket se vijon rrugën e politikanit, siç ndodh në SHBA paralelisht me atë të lobistit politik dhe aktivistit në lidhje me lobet e rëndësishme komunitare që përbëjnë Amerikën.
Ish-kryebashkiaku është aktiv në betejën politike kundër së majtës së partisë së tij dhe e ka shpallur veten si një luftëtar kundër antisemitizmit. Në një shkrim të tij, Adams sulmon ashpër kolegen e Partisë Demokratike, majtisten Alexandria Ocasio-Cortez, në lidhje me votën e saj në Kongres kundër ndihmës ushtarake për Izraelin.
“Alexandria Ocasio-Cortez sapo u zotua të votojë për t’u hequr civilëve në Izrael mbrojtjen nga sulmet me raketa. Kjo nuk është një votë kundër qeverisë së Izraelit ose Netanyahut. Ky është ndëshkim kolektiv kundër dhjetë milionë civilëve, hebrenjve, myslimanëve dhe të krishterëve. Vota kundër sistemeve mbrojtëse nuk është progresive. Nuk është pro të drejtave të njeriut. Është e pambrojtshme. Nuk ka asnjë justifikim moral për t’i lënë civilët të ekspozuar ndaj raketave vdekjeprurëse të drejtuara kundër tyre”, shkruan Adams.
Duket qartë se ai është në linjë dhe i afërt me qarqet politike dhe lobuese hebreje të SHBA-së, e posaçërisht të Nju Jorkut, të cilat janë shumë të fuqishme dhe që ka gjasa ta mbështesin në vijim të karrierës së tij. Po ç’lidhje ka kjo me Shqipërinë dhe pse i duhet atij shtetësia shqiptare?
Deri tani nuk kemi raste kur politikanë të lartë amerikanë marrin pasaportën e Shqipërisë, ngaqë nuk ka pse të ndodhë: kur ke dokumentin e shtetit më të fuqishëm të botës, pse të marrësh atë të një prej vendeve më të vegjël e më të varfër të saj?
Ka shumë gjasa që kjo të mos ketë lidhje as me çështje fiskale, për të cilat mjaft të huaj kanë marrë pasaportë shqiptare, apo me biznesin. Eric Adams nuk është një biznesmen apo një sipërmarrës i ardhshëm që synon të përfitojë nga pasaporta jonë.
Arsyetimi më logjik është përfshirja e mundshme e ish-kreut të bashkisë së Nju Jorkut në rrjetin e diplomatëve “ex officio” të Shqipërisë, përkatësisht të konsujve të nderit, të cilët sipas ligjit duhet të kenë shtetësinë shqiptare.
Gjasat janë që Adams të jetë një konsull nderi në Nju Jork, dhe kjo kuptohet edhe nga shënimi i tij pas marrjes së pasaportës, të cilën e pranon se e ka marrë në statusin “honorifik”.
“I nderuar që pranoj shtetësinë nderi shqiptare, jo vetëm si një dallim personal, por si një pasqyrim i lidhjes së thellë dhe të qëndrueshme midis Qytetit të Nju Jorkut dhe popullit shqiptar. Nju Jorku është shtëpia e një prej komuniteteve më të forta shqiptare në Amerikë, punëtore, krenare dhe thellësisht të rrënjosura në qytetin tonë. E pranoj këtë nder në emër të tyre dhe në njohje të vlerave të përbashkëta që na lidhin: familjes, qëndrueshmërisë, sipërmarrjes dhe një angazhimi ndaj komunitetit.
Faleminderit Edi Ramës, Bajram Begajt dhe popullit të Shqipërisë për këtë njohje kuptimplote. Nju Jorku është kryeqyteti global dhe kjo vetëm sa forcon urën midis komuniteteve tona”, shkruan Eric Adams.
Por, më shumë se ajo që shkruan, fotoja që ka nxjerrë është shumë e fortë dhe përbën një “provokacion” në kuptimin simbolik.
Adams shfaqet me një grup shqiptarësh, duke bërë shqiponjën para një flamuri kombëtar ku shkruhet “Çamëria” me shkronja kapitale. Në foto është edhe deputeti shqiptar Shpëtim Idrizi.
Është kjo foto që tregon shumë për rolin që shqiptari i ri njujorkez do të ketë në fushën e lobimit.
Në Nju Jork është prezent një lob shumë i fuqishëm grek, degë e të cilit është edhe organizata e fuqishme që mban emrin e Spiro Milos, që lobon për Himarën greke dhe Vorio-Epirin. A do të jetë Adams një zë në përballjen me këtë furi lobuese në qytetin e tij, që është qendra lobuese e botës?

Për ta ilustruar këtë, mjafton të shohësh memet që e shoqërojnë në faqen e X, ku sulmet vijnë dukshëm nga llogari të afërta me lobin grek. Njëri ka përgatitur me shpejtësi një montazh ku Adams është pas Enver Hoxhës dhe disa ushtarëve kinezë.
Një tjetër më pas është edhe më i egër: ai paraqet një foto të famëkeqit shqiptaro-vrasës Napoleon Zerva, i cili ka pozuar me gjithë tangërllëk, me diçiturën: “Çfarë është Çamëria”.
Ky aktivizim duket si një lëvizje e koordinuar nga Edi Rama për të përballur aktivitetin e fortë që pritet së shpejti nga lobi progrek në SHBA, sidomos në lidhje me Himarën dhe kërkesën për “të drejtat e minoritetit”. Megjithatë, e hartuar në hije, siç bën ai, pa një konsultim e debat publik, kjo mund të kthehet edhe në një boomerang të panevojshëm e të dëmshëm për vendin, por me gjasë që i shërben pushtetit të tij të stërgjatë. Ku, siç dihet, nacionalizmi mbetet streha e fundit…/Pamfleti
Shkrim pa lidhje. Mos shkruani kur nuk keni asgje ne mendje...
Rama eshte skllavi i çifuteve. Miliardat e korrupsionit ia mbajne te sigurta te bankat e tyre offshore dhe ky bastard, normal qe ben cfare i kerkojne ata