Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, tha se i përket sovranit të thotë fjalën e tij, tani që Grupi Parlamentar socialist rrëzoi kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.
Berisha paralajmëroi se zgjidhja e vetme është në duart e qytetarëve. “Një gjë është e sigurtë që, zgjidhja është vetëm në duart e qytetarëve. Kemi të bëjmë me fatin e çdo shqiptari, kemi të bëjmë më endërrën europiane të integrimit në BE të të gjithë shqiptarëve”, tha ai.
Në vijim, ai shtoi se opozita ka komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, duke shtuar se ata erdhën dhe e panë vetë gjendjen e rëndë të Shqipërisë
Grupi parlamentar i PS mori vendimin se Kuvendi do të bëhet mburojë dhe nuk do të lejojë SPAK-un të arrestojë Belinda Ballukun. A duhet drejtësia të përdorë ndonjë shteg ligjor për të vepruar edhe përkundrejt vullnetit të socialistëve në këtë rast, dhe si opozitë keni një thirrje ndaj drejtësisë shqiptare?
Sali Berisha: Tani, duhet të jemi të sinqertë. Nuk ka patur njeri më kritik në këtë platformë se unë, ndaj drejtësisë. Por në rast se ekzekutivi me kartonat e krimit vendos të mos pranojë vendimet e drejtësisë, i përket sovranit dhe jo drejtësisë, të thotë fjalën e vet.
Sepse drejtësia e tëra është një trup, ta marrim 300-400-500 sa janë 1000, dhe të gjitha hallkat e tjera janë në duart e ekzekutivit.
Në këtë kontekst, është sovrani ai që duhet të ndërhyjë me të gjitha mjetet kushtetuese demokratike për të bërë të mundur ushtrimin e pushtetit nga pushteti gjyqësor në Shqipëri.
Ndaj dhe, a do vazhdojë drejtësia të lëshojë urdhëra të tjerë për arrestin e Edi Ramës apo jo, unë nuk mund ta parashikoj këtë.
Një gjë është e sigurtë që, zgjidhja është vetëm në duart e qytetarëve. Kemi të bëjmë me fatin e çdo shqiptari, kemi të bëjmë më endërrën europiane të integrimit në BE të të gjithë shqiptarëve.
Ndaj dhe, cili do të jetë reagimi i drejtësisë në këtë rast, unë nuk mund të parashikoj, por detyra e opozitës, detyra e qytetarëve është të qëndrojë me të gjithë forcën në anën e kushtetutës dhe shtetit ligjor.
Ju keni thënë që, Edi Ramën nuk do ta rrëzojë as drejtësia, as ndërkombëtarët, por qytetarët. Por a po komunikoni dhe a po komunikon opozita me ndërkombëtarët lidhur me këtë situatë, lidhur me një refuzim zyrtar që mazhoranca po i bën arrestimin të Ballukut, kërkesës së SPAK?
Sali Berisha: E vërteta është se, ne kemi patur komunikim të vazhdueshëm për këtë problem. Por fatmirësisht, siç jeni në dijeni ka patur vizita intensive ndërkombëtare në Tiranë gjatë këtyre dy muajve të përqendruara, kryesisht në këtë çështje.
Ndaj dhe, shumë pak ka qenë e nevojshme, do të thosha brief-imi ynë. Ne e kemi bërë atë, unë po theksoj dhe njëherë; misioni fakt mbledhës i Partive Popullore Europiane i përbërë nga përfaqësuesit e 30 partive, që ishte pak ditë më parë në Tiranë, në konkluzionet e tij shprehet se, gjendja që gjetëm në Shqipëri ishte shokuese.
Të gjithë konstatimet e tyre në Shqipëri, përfaqësues të Parlamentit Europian që erdhën në një akt shumë të rrallë, shumë të rrallë, mision faktmbledhës. Edhe ata i pasqyruan në fjalimet, qëndrimet e tyre në Parlamentin Europian.
Po kështu Shqipërinë e kanë vizituar ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë dhe ministri për Europën i Republikës Federale të Gjermanisë.
Në këtë hark kohor të shkurtër e ka vizituar Komisioneri për Ligjin i Komisionit Europian.
Jam i bindur se nuk ka vend të lirë, se vendet e lira qëndrojnë fuqishëm për shtetin ligjor.
Ndaj dhe nuk mbetet gjë tjetër veç se falënderime për qëndrimet e qarta, të prera që kanë mbajtur.
Por siç jeni dëshmitarë, e kam paralajmëruar gjithnjë se, Edi Rama kurrë nuk do të pranojë të dorëzohet para drejtësisë.
Se Lubi Balluku është thjeshtë noterja, sekretarja e regjistrimit të vjedhjeve të tij, natyrisht ka përfituar prej tyre, por aty kryesor është Edi Rama.
Kështu që duhet tani sovrani të thotë fjalën e tij në mënyrën më të vendosur, më vendimtare.
ME CILIN NDERKOMBETAR ESHTE NE KOMUNIKIM KY ANTI SHQIPTARI ME RUSET APO GREKET