TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 19:04

Pse Rama po kërcënon të vetët për Paketën e Maleve? 36 bashki asnjë listë te Babloku

Shkruar nga Pamfleti
Pse Rama po kërcënon të vetët për Paketën e
Rama sot në Asmblenë e PS

Vetëm 25 bashki kanë shpallur zonat e para me “përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të “Paketës së Maleve”...

Krerët e bashkive vijojnë të bëjnë me dhimbje koke Edi Ramën, lidhur me të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”. Edhe pse kryeministri vijon ta trumbetojë me të madhe këtë nismë, shumica e të zgjedhurve vendorë nuk po arrijnë dot të hartojnë lista e pronave që do tu jepen oligarkëve.

Pas paralajmërimit që ju bëri në Janar, sot në mbledhjen e Asamblesë së PS, Rama i kërcënoi sërish krerët e bashkive. Ai ja u bëri të qartë se nuk do të ketë rikandidim nëse nuk sigurohen 10 kontrata për shfrytëzimin e zonave në secilën bashki.

Nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të Paketës së Maleve dhe pa tre ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Është e pamundur që kjo gjë të thuhet, të rithuhet, dhe ndërkohë reforma administrative territoriale t’i vendosë bashkive ne qendër gjithë atë territor rural dhe ai territor të vijojë të shihet si territor punësh komunale nga bashkitë”, theksoi Rama.

Në fakt, duke iu referuar vendimeve të qeverisë, vetëm 25 bashki kanë shpallur zonat e para me “përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të “Paketës së Maleve”, ndërsa 36 të tjera nuk e kanë bërë këtë gjë. Madje nga lista e atyre që kanë pranuar, një pjesë drejtohen nga kryebashkiakë të PD, ndërsa vetë socialistët e kanë refuzuar Ramën.

Në mbledhjen e së mërkurës dorëzuan listat te Rama, Emiriana Sako e Durrësit dhe Fisnik Qosja i Kavajës. Vetë “Pamfleti denoncoi faktin se  Emiriana Sako, ka deklaruar si “sipërfaqe malore” 14 mijë e 710 hektarë toka e parqe pyjore në zonat bregdetare të Bashkisë së Durrësit, ndërsa kryebashkiaku i Kavajës, ka deklaruar 519 hektarë toka si male.

Nga ana tjetër, një vit pas miratimit të Ligjit nr. 20, datë 13 mars 2025, nuk është dorëzuar asnjë aplikim për marrje sipërfaqesh toke, pyjesh e kullotash, të piketuara për investime private me projektet e Paketës së Maleve.

Ata individë e subjekte, që kanë nisur kontaktet me drejtuesit e pushtetit lokal e drejtues të pushtetit qendror për të marrë sipërfaqe tokash nëpërmjet Paketës së Maleve, kanë frikë të investojnë në toka që nuk i kanë në pronësi të tyre.

Duke e ditur që bashkitë nuk kanë kompetenca e fuqi ekzekutive për të dhënë garanci pronësie kadastrale për tokat, ata që kanë interes të investojnë po i kërkojnë qeverisë që, para dhënies së lejeve të zhvillimit, të pajisen me certifikata pronësie. Por në ligjin “Paketa e Maleve”, qeveria ka përcaktuar kryerjen e investimeve me statusin “jo pronarë”, pastaj nisjen e proceseve për pajisjen me certifikata pronësie të tokave.

Ky kusht ka krijuar dyshime dhe frikë te subjektet private, për të mos filluar investimet pa u pajisur paraprakisht me certifikata pronësie të sipërfaqeve që kërkojnë, sepse gjatë investimeve e aktiviteteve të bizneseve mund të përballen me konflikte pronësie nga banorët e zonave. /Pamfleti

Bashkitë që kanë dorëzuar listat

1.      Bashkia Klos

2.      Bashkia Vau i Dejës

3.      Bashkia Mat

4.      Bashkia Shijak

5.      Bashkia Shkodër

6.      Bashkia Kukës

7.      Bashkia Belsh

8.      Bashkia Elbasan

9.      Bashkia Përmet

10.  Bashkia Skrapar

11.  Bashkia Durrës

12.  Bashkia Himarë

13.  Bashkia Kavajë

14.  Bashkia Librazhd

15.  Bashkia Mirditë

16.  Bashkia Rrogozhinë

17.  Bashkia Vlorë

18.  Bashkia Dimal

19.  Bashkia Berat

20.  Bashkia Krujë

21.  Bashkia Maliq

22.  Bashkia Vorë

23.  Bashkia Dibër

24.  Bashkia Memaliaj

25.   Bashkia Tepelenë

rama paketa e maleve

2 Komente

  1. J
    Jeta

    Popull shqiptar. Mos pranon kete projekt antishqiptar. Ky bandit mercenar kryeministër zbaton planet e grekoshkijeve, do te ju shes gjithçka duke mos leje asnje prone publike ne shërbim te shoqërisë shqiptare dhe banorëve. Duke privatizuar cdo gje fshat e quytet, fusha, bregdet e male,kjo qelbesire kryeministër ka ne plane te ju pezullojë, te ju shkulë rrenjet duke ju njohur vetem si banor brenda mureve te shtëpisë, barazi me emigrantet aziatik qe po i sjellin ne Shqipëri. Ngrihuni e rrezonin qelbësirat Ramutin dhe Salehun. Mjaft eshte mjafte

    1. K
      Koha

      Shkodër, si nuk te vjen turp qe i nënshtroheshin nje klushi sëlavogrek sikur Ramuti. Turpi te mbulofte, o Shkodër. Sollet jevgu te ju sundoj ne Dugagjin e Theth.

      Lini një Përgjigje