TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 22:55

Pse shkoi te Rama ambasadorja e SHBA në Athinë? Bardhi zbulon detajet e projektit që po diskutohet

Shkruar nga Pamfleti
Pse shkoi te Rama ambasadorja e SHBA në Athinë? Bardhi zbulon detajet
Në sfond Rama me ambasadoren & Gazment Bardhi

Takimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama me Kimberly Guilfoyle, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Athinë, hapi diskutimet e mbrëmjes së kësaj të enjteje, më 12 mars, në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në emision, tha se ai i kishte verifikuar arsyet e vizitës së ambasadores Guilfoyle në Shqipëri.

Po meqenëse po merremi me komentet e veshjes, të merremi me një gjë thelbësore. Bëhet fjalë për dy investime të bllokuara nga qeveria shqiptare që lidhin Tiranën dhe Athinën, dhe ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interes strategjik. Kjo është arsyeja pse. Janë bllokuar nga qeveria shqiptare. Projekti lidhet me Athinën dhe disa vende të tjera. Pra, Bullgarinë dhe vende të tjera. Është një projekt rajonal dhe është bllokuar pjesa e këtij projekti në Shqipëri”, tha Bardhi.

 

Lini një Përgjigje