TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 22:08

“Po të ishte Erion Braçe...”, Murrizi: Rama nuk ka fare hallin e Belindës, kërkon të shpëtojë veten

Shkruar nga Pamfleti
“Po të ishte Erion Braçe...”, Murrizi: Rama nuk ka fare
Myslim Murrizi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament, ku mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama votoi kundër dhënies së autorizimit për SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas ish-deputetit demokrat, hetimet duhet të fokusohen edhe te pasuritë e zyrtarëve që janë nën hetim prej kohësh.

“Ka zyrtarë që hetohen prej kohësh dhe nuk u është shkuar te hetimi i pasurisë. Duhet të hetohen edhe pasuritë”, theksoi Murrizi.

Ai u ndal gjithashtu te qëndrimi i kryeministrit Rama në këtë situatë, duke pretenduar se vendimet politike lidhen më shumë me mbrojtjen e vetë kreut të qeverisë sesa të zyrtarëve të veçantë.

Rama nuk ka hallin e Belindës fare. Po të ishte Erion Braçe apo dikush tjetër zv/kryeministër, do të mbante të njëjtin qëndrim si më parë. Fakti që Belinda ishte në detyrë dhe SPAK kërkoi pezullim nga detyra tregon se po e frenon sa të mundet larg derës së tij, sepse nëse kalon ajo derë, çështja shkon te dera e tij”, deklaroi Murrizi në i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24.

 

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Kam një pyetje 1 milion dollarëshe Z.Murrizi: A e pengon 'Republikën e Prokurorëve' 'Republika Ambasadoriale' , apo të dy Republikat i heq për hunde Edi Rama dhe Sali Berisha? Po je burr shtjelloje.Çmimin e përgjigjes vendose vet.

    Lini një Përgjigje