Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor, e cila e ktheu sërish në detyrë, çështja Balluku mbetet një ndër më zjarrtat e opinionit publik.
Lëvizja e radhës e SPAK ka ngjallur jo pak reagime, ndër të parët që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, por të shumtë ishin ata që reaguan edhe nga radhët e opozitës.
Kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi ditën e sotme ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale, ku ka shkëputur një fragment nga kërkesa e SPAK. Aty thuhet se SPAK me metoda speciale ka zbuluar se janë intimiduar dëshmitarët.
Sot ka pasur akuza se Bardhi ka nxjerrë sekret hetimor. Në “Opinion” ai tregoi se ku e gjeti dokumentin. “Materiali është marrë nga dosja te kërkesa që ka sjellë SPAK, faqja 6 e kërkesës”, tha ai.
Megjithatë pikëpyetja ngelet e njëjtë: A ka shkelur Gazment Bardhi ka shkelur ligjin duke publikuar një kërkesë të një institucioni të lartë të drejtësisë?!
Lini një Përgjigje