
Në seancën e sotme për legjislaturën e re, nuk pati vetëm debate dhe përplasje politike.
Pas zgjedhjes së Niko Peleshit si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, kolegët e tij socialistë e uruan me puthje, përqafime dhe shtrëngime duarsh, duke e shoqëruar me një atmosferë festimi në sallë.

Në një prej këtyre momenteve, Kryeministri Edi Rama u pa duke shtrënguar duart dhe shkëmbyer buzëqeshje me deputeten Zegjine Çaushi, një prej figurave të reja në grupin parlamentar të PS-së.

Po ashtu, ra në sy deputetja e re nga Elbasani, Sara Mile, e cila shfaqej e buzëqeshur dhe pozitive në nisjen e mandatit të saj të parë parlamentar.

Lini një Përgjigje