TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 09:41

Qarku Tiranë, kush janë emrat që presin mandatet e deputetëve; ndizet gara në listat e hapura

Shkruar nga Pamfleti

Qarku Tiranë, kush janë emrat që presin mandatet e

Në Qarkun e Tiranës vijon numërimi i votave preferenciale të kandidatëve në listat e hapura, ndërsa nga votat për subjektet politike është përcaktuar tashmë se kush do të jenë partitë që do të përfaqësohen në Parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Socialistët e Edi Ramës kanë marrë 19 mandate, ndërsa koalicioni ‘PD-ASHM’ i drejtuar nga Sali Berisha është ndalur në 13 mandate. Në anën tjetër ‘Mundësia’ e Agron Shehaj ka 2 mandate, ndërsa PSD e Tom Doshit 1 mandat. Gjithashtu nga 1 mandat deputeti kanë edhe Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit.

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, për votat preferenciale janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi. Pikërisht këto vota do të përcaktojnë edhe 7 deputetët që do t’i shtohen listës së mbyllur të socialistëve, ndërsa në rastin e demokratëve mund të hyjë vetëm 1 emër.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, Blendi Gonxhja, ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, vijon të kryesojë si më i votuari dhe pas tij renditet Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm dhe Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm. Po kështu ndër socialistët më të votuar janë edhe Erion Bracce, Antonela Dedej dhe Anila Denaj.

Në anën tjetër, një garë e fortë për 1 mandat deputeti po zhvillohet mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut. Pavarësisht një avantazhi të lehtë të Alimehmetit ndaj Tabakut, duket se gara mes tyre do të vijojë deri në kutinë e fundit.

Referuar rezultateve të deritanishme, në Qarkun e Tiranës, mund të humbasin vendin në Parlament shumë nga emrat e njohur të politikës, përfshi Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, i pari në listën e PS-së dhe tjetri në listën e PD-ASHM. Po kështu Shpëtim Idrizi i PDIU-së humbet mandatin, sikundër edhe Mimi Kodheli, Olta Xhaçka apo Etilda Gjonaj, tre emra të renditur në listën e PS-së.

Emrat që marrin mandate nga PS

Edi Rama (listë e mbyllur)
Ogerta Manastirliu (listë e mbyllur)
Elisa Spiropali (listë e mbyllur)
Lindita Nikolla (listë e mbyllur)
Taulant Balla (listë e mbyllur)
Adea Pirdeni (listë e mbyllur)
Albana Koçiu (listë e mbyllur)
Igli Hasani (listë e mbyllur)
Delina Ibrahimaj (listë e mbyllur)
Ilva Gjuzi (listë e mbyllur)
Iris Luarasi (listë e mbyllur)
Erion Malaj (listë e mbyllur)
Blendi Gonxhja 8085
Ervin Hoxha 4317
Fatmir Xhafaj 3803
Erion Braçe 3753
Ornaldo Rakipi 2807
Antonela Dedej 1976
Anila Denaj 1403

Qarku Tiranë, kush janë emrat që presin mandatet e

Emrat që marrin mandate nga PD

Sali Berisha (listë e mbyllur)
Flamur Noka (listë e mbyllur)
Albana Vokshi (listë e mbyllur)
Belind Këlliçi (listë e mbyllur)
Tedi Blushi (listë e mbyllur)
Jozefina Topalli (listë e mbyllur)
Fatmir Mediu (listë e mbyllur)
Edi Paloka (listë e mbyllur)
Erisa Xhixho (listë e mbyllur)
Mesila Doda (listë e mbyllur)
Klevis Balliu (listë e mbyllur)
Besart Xhaferi (listë e mbyllur)
Ilir Alimehmeti 4287

Qarku Tiranë, kush janë emrat që presin mandatet e

Emrat që marrin mandate nga Mundësia

Agron Shehaj (listë e mbyllur)
Erald Kapri (listë e mbyllur)

Emri që merr mandat nga PSD

Albana Pëllumbi (listë e mbyllur)

Emri që merr mandat nga Nisma Shqipëria Bëhet

Adriatik Lapaj 988 vota

Emri që merr mandat nga Lëvizja Bashkë

Redi Muçi (listë e mbyllur)

 

Lini një Përgjigje