TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 08:34

Rezultati i 11 majit, Rama jep mesazhin e parë drejtuar mbështetësve 

Shkruar nga Pamfleti

Rezultati i 11 majit, Rama jep mesazhin e parë drejtuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi siguroi fitoren e mandatit të katërt qeverisës, duke marrë 83 ulëse në Parlamentin e ri të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të mbajë fjalimin e fitores mbrëmjen e sotme (14 Maj) në Sheshin Skënderbej në orën 19:00.

Rama iu drejtua shqiptarëve duke u thënë “ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm”.

“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

zgjedhjet e 11 majit edi rama

Lini një Përgjigje