
PS dhe PD, një e keqe e ndarë më dysh, studentët ekselentë dhe skrificat e familjeve të tyre shkojnë dëm; do jenë shërbëtorë të familjeve të korruptuara
Në vitin 2012, Partia Socialiste akuzoi ashpër PD në pushtet për emërimet nepotike në diplomaci. Dhe me të drejtë, kushurinj, dhëndurë, motra, apo edhe dashnore pushtetarësh ishin në ambasada.
Por çfarë ndodhi me kalimin e viteve? Duket se të gjitha qeveritë janë njëlloj.
Në emrat e propozuar për ambasadorë ditët e fundit është edhe motra e Alksandër Frangajt, biznesmen dhe pronar i Klan, sot pranë Ramës, dikur pranë Berishës.
Ajo është Majlinda Frangaj dhe do shkojë ambasadore në Vatikan.
Sandri, nga gazetar dje në ndërtues sot, bëhet gjithnjë me atë që është në pushtet.
I lakuar se mbulon edhe pasuri të Blendi Klosit, por edhe pushtetmbajtësve të tjerë, Sandri, ndryshe nga Irfani, jo vetëm i ka shpëtuar goditjes së Ramës për shkak të ndërhyrjes së një biznesmeni të fuqishëm, por dikton emërime dhe madje lakohet se kontrollon një rrjet kompanish që kanë marrë leje ndërtimi për kulla në Tiranë, restorante në bregdet dhe qindra milionë euro tenderë.
Skandali vijon… Bledi Çuçi emëron ish gruan e tij Zhaklina Peto, ambasadore në Malin e Zi.
Këto janë shkelje dhe skandale të rënda që vetëm në Shqipëri mund të kalojnë në heshtje, ndërkohë konflikti interesit është i fortë dhe i dukshëm.
E megjithatë kjo tregon se PS dhe PD janë e njëjta gjë, një e keqe ndarë më dysh.
Gjithë ata studentë që lodhen dhe familjet e tyre sakrifikojnë të shkollohen, në fund do të jenë shërbëtorë të disa familjeve të korruptuara.
Kjo është Shqipëria që i shtyn të rinjtë të ikin. Faktet flasin vetë… / Rocknews
Lini një Përgjigje