TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2023, 22:50

“Qokat e Celibashit për non gratën nuk na ndalin”, PD i drejtohet KAS-it: Vendosni emrin e Ilir Metës në fletën e votimit

Shkruar nga Pamfleti

“Qokat e Celibashit për non gratën nuk na ndalin”, PD i

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e komisionerit Shtetëror, Iliran Celibashi për të mos futur emrin e Ilir Metës në fletën e votimit.

Për herë të par në 30 vite, në krah të emrit të koalicionit “Bashkë Fitojmë’, nuk do të jetë emri i kryetarit. Historikisht, krahas emrave të koalicionit janë vendosur emrat e kryetarëve të partisë drejtuese të koalicioneve. Koalicionin “Bashkë Fitojmë” e drejton PL dhe duhej emri i Ilir Metës. Por duke qenë se ky e eklipson Berishën dhe po ashtu demokratët demoralizohen, Celibashi vendosi që emri i tij të mos jetë aty.

Për këtë arsye, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ka njoftuar se ka bërë ankimim në KAS për këtë çështje.

Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padëshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugën e ligjit. Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimmarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit. Bëjeni vetë diferencën”, shkruan Sefa. Sipas tij, Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani.

Në seacën e mbajtur në KQZ pak ditë më parë pati debate të forta mes Sefës dhe Celibashit. Në zgjedhjet e kaluara koalicionet kishin emrat e kryetarëve dhe në krye të institucionit ishte po Celibashi, por këtë herë ky i fundit përdor një manovër të re, duke thënë se u takon vetë partive të koalicionit të vendosin nëse e duna emrin e kryetarit. /Pamfleti

 

kas celibashi meta

Lini një Përgjigje