TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2025, 21:02

Rama-Balluku 7 orë takim, anulohet mbledhja e qeverisë e planifikuar për nesër!

Shkruar nga Pamfleti
Rama-Balluku 7 orë takim, anulohet mbledhja e qeverisë e planifikuar
Pamje nga Kryeministria

Qeveria ende pa një qëndrim mbi masën e GJKKO...

Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku kanë pasur një takim mbi 7 orë ditën e sotme, ku duket se është diskutuar mbi vendimin e Gjykatës së Posaçme.

GJKKO vendosi masë sigurie ndaj Ballukut duke e pezulluar nga detyra, si dhe i ndaloi daljen jashtë shtetit. Pas këtij vendimi, pak pas orës 12.00, Balluku u pa të ngjiste shkallët e Kryeministrisë dhe ka pasur një takim të gjatë me Kryeministrin. Pasdite në godinë u pa edhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, teksa thuhet se ka pasur dhe personazhe të tjerë.

Sipas burimeve, nga qeveria masa ndaj Ballukut shihet si një vendim antikushtetues nga Gjykata e Posaçme. Kodi i Procedurës Penale parashikon pezullim nga funksioni në poste të ndryshme me të emëruar, mirëpo ministri është në të njëjtin nivel me deputetin. Ligji e ndalon pezullimin e të zgjedhurve nga populli. Si duket diskutimet sot janë fokusuar te kjo pjesë, nëse GJKKO e ka tejkaluar ligjin apo jo.

Rama-Balluku 7 orë takim, anulohet mbledhja e qeverisë e planifikuar
Parashikimi në Kodin e Procedurës Penale

Nga ana e qeverisë nuk pati asnjë qëndrim ditën e sotme. Fillimisht ishte kryeministri që u largua nga godina, pasi kishte një darkë të planifikuar me komisioneren Marta Kos. Më pas u largua zonja Balluku.

Më pas media u njoftua se nesër në mëngjes në orën 09.00 do të ketë një mbledhje qeverie. Por më pas u bë me dije se mbledhja ishte anuluar. Nesër rreth orës 09.30, Rama dhe kabineti i tij do të marrin pjesë në në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos. 

Megjithatë pritet të shohim nesër nëse do të ketë një qëndrim mbi masat e GJKKO. /Pamfleti

13 Komente

  1. E
    Enver Jangulli

    Edhe un qe nuk kam njohje me drejtesine aq shume kjo është gabim i rradhes i spak.sepse e para duhet te hetohet komplet çeshtja dhe pastaj pyeten personat dhe shkohet sipas kritereve.ore çfar po behet .futen mbrenda njerêzit neper burgje dhe fillojme hetimet,se po na prishkan provat kjo nuk ka llogjike.por ne qofte se del i pafajshem kush i paguan keto apo populli me taksat do ti paguajne.Per mua ky hetim nuk vlen.Nuk është puna pêr Belinden por per te gjighe

    1. O
      Ops

      Po po ik futi nje sufllaqe, minister je i emruar jo i zjedhur o sufllaqe

    2. e
      eda

      Jane pakete. O bien te dy o zvarriten te dy. Jane te zhytur ne llumit korrupsionit,po bejne cfare eshte e mundur te gjejne nje rrugedalje. Do jete nje perpjekje e kote deshperuese, qe vetem do i demaskoj dhe konsumoj.

      1. x
        xxx

        Insistimi i Kryeministrit per te mbrojtur Belinda Ballukun tregon dhe njehere cfare niveli mizerabel jane keta politikane qe na drejtojne. Jane njesoj, mendojne njesoj veprojne njesoj. Keta jane bande ne qeveri.

        1. A
          Astriti

          Te dy burg. Nuk vjedh gjithe familja dhe nuk din I zoti shpise

          1. D
            DurresiJone

            Po ky është kryehajduti. Po u vjen fundi, por s’dimë se kush mund të marrë udhëheqjen.

          2. R
            R

            Miliona e miliona vjedhje: inceneratoret, tuneli, unaza, rangallat energjitike Vlore, fondet e IPARD,rruga thumane, etj,etj dhe diskutohet masa e ndalimit per nenkryehajduten. Ka gjysmen e mnistrise ne burg, etj etj. Ketu jane vetem patericat e Saliut qe te krijohet senati per tu siguruar per jete. Turp nga te gjithe ata qe flasin ne tv per masen e Ballukut. Asaj i duhet hetuar ku i ka cuar parate.

            1. K
              Klajdi

              Qeveri me te lodhur me te diskredituar me te konsumuar, me hajdute, me ordinere, nuk ka patur dhe nuk do kete Shqiperia. Njerez te shperfyteruar dhe te babezitur per leke dhe pushtet. Jane turpi i historise se ketij kombi. Zvarranike pa din e iman, qe nuk shkuqen, nuk kane turp, nuk mbajne pergjegjesi, jane abuzive, jane kaotike jane kot. Rrine neper podiume, duken te shperfyteruar te cakerdisur, te rrudhosur, panikosur, tredhur, nxire. Jane te gjithe te zhytur ne mut dhe shtyjne njeri tjetrin per me dal ne siperfaqe. Keta duhen peshtyre dhe cuar ne burg te gjithe bashke, ashtu sic jane hajdut te ketij vendi.

              1. s
                sela

                Po ca mbledhje do bejne keta?! Do ti bejne karshillek SPAK i bie? E turpshme qe e mendojne.

                1. L
                  Liri nga hajdutet.

                  Ja arriti lali te rre,ose kete. Te pa edukate te pa ngopur per te vjedhë ku e ka pamelen qe u beri presion gjyqtarve dhe prokurorve per Sadri avazin, bashkim ulen si bashkëpunëtore. O zot ku ka ra shqiperia.

                  1. N
                    Nesti

                    Hajdute me cizme

                    1. K
                      Korabi

                      Neni 98 I Kushtetutes thote:Ministrat e mrohen nga Persidenti I Republikes me propolis te Krurministrit mendacity 7 ditev. Pre E M R O H E N

                      1. F
                        Feniks

                        Fatkeqesisht, si popull kemi arritur ne nje pike ku po shfaqim ate qe realisht kemi qene gjithmone: spektatore ne tragjedine e radhes qe luhet mbi fatet tona. Kane 35 vjet kete shushunja qe i pijne gjakun ketij populli. Paturpesia me e madhe eshte fakti qe Kasandra shqiptare, mbesa e Beqir Ballukut po tallet cdo dite e me teper me kete popull te drobitur. Ulkonja e administrates, ia ka vene koken Palloshit te gjate mes shaleve dhe po e telendis si Mere Fisin jo Mero Bazen se ai eshte i vettelendisur. Ngrihuni o popuul. sa nuk eshte vone. Historia nuk do tua fale letargjine tuaj.

                        Lini një Përgjigje