TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 19:58

"Rama bëri fushatë banale", Berisha nga Shkodra: Nuk dha kurrë shpjegime për paratë e vjedhura

Shkruar nga Pamfleti

"Rama bëri fushatë banale", Berisha nga Shkodra: Nuk dha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar fushatën zgjedhore të kryeministrit Rama. Ai tha se Rama ka përdorur gjuhë banale dhe fyese në çdo takim elektroral.

Berisha tha gjithashtu se Rama erdhi në Shkodër me një thes me rrena dhe mendoi se do të mashtronte shkodranët. Ai shtoi se kryeministri nuk dha kurrë shpjegim për paratë e vjedhura.

“Mashtrues i madh, ai në Shkodër në 12 vite asnjë projekt të ri që të gjitha vazhdim i projekteve të mëparshme. Erdhi më një thes me rrena dhe mendoi se do të rrejë shkodranët. Bëri hokatarin dhe banalistin në një fushatë banale dhe të vetëm gjë që nuk bëri është se nuk tha kurrë shpjegim për lekët e vjedhura.

Ky njeri tani që ndërton saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha dhe me një kopsht 4 herë më të madh del dhe flet për çyrykë dhe për autik duke fyer në këtë mënyrë fëmijët. Kjo ishte fushata e tij që qeveri 12 vite, ai meriton ndëshkimin më të madh. Ndaj dhe ne rikthehemi tek qytetari do të rikthejmë paratë tek ju do të vendosim minimumin jetik 200 euro. Do të vendosim listën e rimburismit të ilaçeve që ilaçet ti merrni këtu dhe jo jashtë vendit”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje