TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 21:48

Rama dhe Berisha me podcast, Mediu: Politika duhet të njoh limitet, s’mund të zëvendësojë median

Shkruar nga Pamfleti

Rama dhe Berisha me podcast, Mediu: Politika duhet të njoh limitet,

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar risitë e reja që ka sjellë kjo fushatë elektorale, ku kreu i qeverisë, Edi Rama dhe kundërshtari i tij politik, Sali Berisha ka njoftuar se do të nisë të realizojë podcast-e, për të folur me qytetarët përtej jetës politike.

I ftuar në “Ditari” në “A2 CNN”, Mediu tha se sot mediat sociale i krijojnë kushtet për qasje të tilla, por theksoi se duhet treguar një kujdes i madh që të mos kalohen disa kufij që mbajnë disa balanca delikate.

Politika ka dalë nga ato format klasike të saj. Ajo që është e rëndësishme, nuk duhet që politika të vijë te pika që të thotë se s’ka më media se median e bëjmë ne. Nëse e bëjmë këtë atëherë, kemi prishur një pushtet jashtëzakonisht të rëndësishëm që nuk është thjesht balanca e aktorëve politikë, por është balanca e shoqërisë me politikën dhe shtetin. Prandaj këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm se ku i kemi limitet tona”, tha Mediu.

Në kushtet kur qeveria ka një televizion të vetin, dhe tashmë do të kemi një podcast personal të kryeministrit, kreu i PR-së ngre shqetësimin se theksi po vendoset jo te mirëqeverisja por tek PR (Marrëdhëniet me Publikun). 

Ai theksoi po ashtu se në këto vitet e fundit ka munguar debati politik në periudha zgjedhore dhe për rrjedhojë ka dhe më pak qytetarë që marrin pjesë në proceset demokratike në vend.

podcasti mediu

Lini një Përgjigje