TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 21:42

SPAK i fut të dridhurat Kryemadhit: Po më shantazhojnë, fëmija im 17 vjeç hetohet për pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti

SPAK i fut të dridhurat Kryemadhit: Po më shantazhojnë,

Monika Kryemadhi i ka konsideruar akuzat e ditëve të fundit, se ka marrë para nga njerëz pranë Putinit, si falsifikime dhe shantazh ndaj saj.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Kryemadhi tha se do të depozitojë padi për shpifje dhe shantazh ndaj Top Channel.

Ajo gjithashtu deklaroi se është shantazhuar edhe me mënyra të tjera, duke thënë se fëmija i saj, 17 vjeç, po hetohet nga SPAK për pastrim parash. Pra duket se dosjet në SPAK i kanë futur të dridhurat familjes Meta.

"Kanë bërë shantazh edhe jo publik. Kanë bërë shantazh edhe të fëmijët e mirë. Fëmija im 17 vjeç, që hetohet në SPAK për pastirm parash? Gazetar që vendosin gjoba dhe paguhen me para të inceneratorëve. Po fëmijët tanë që kërcënohen përditë?

Fëmijët e mi ja kanë marrë dorën, sepse kanë 30 vjet më nënën dhe babën në këtë punë.

Edhe babain tim në varr ta hetojnë, do ta çoj deri në fund edhe me Top Channel, që sot është kompani offshore, që përfaqësohet nga Edi Rama, Erion VEliaj apo Mirel Mërtiri?", tha Kryemadhi.

kryemadhi spak hetime panik

Lini një Përgjigje