TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2025, 19:44

Rama dush të ftohtë pushtetit vendor: Sjellje skandaloze ndaj blegtorëve, boll me burokracira

Shkruar nga Pamfleti

Rama dush të ftohtë pushtetit vendor: Sjellje skandaloze ndaj

Kryeministri Rama ka vijur em kritikat ndja pushtetit vendor për gjendjen ku ndodhet sot fshati.

Në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i quajtur që kanë një sjellje skandaloze ndaj blegtorëve në raport me burokracinë që u vendosin për nevojat që kanë. 

"Ndërkohë që ishte e tmerrshme që të dëgjosh eksperiencat e blegtorëve për qeratë e kullotave, qasja e strukturave të qeverisjes vendore për qeratë e kullotave ishte skandaloze. Përveç përpjekjeve që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori që ka shumë probleme, duhet të përballojnë edhe burokracinë në nivelin vendor dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë. Ne duhet t’i lutemi blegtorëve, jo të na luten për kontratën e kullotës. Çështja për një paketë blegtorale të diskutohet dhe t’i ftojmë në Cajup kur ta kemi gati”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje