
AKU është shqetësimi më i madh i sipërmarrësve që janë në sektorin prodhues, por është shqetësim edhe për restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimet. Më shumë se bën mirë, bën dëm . Duhet që Ministria e Bujqësisë të nxjerrë urdhër të pezullimit të AKU totalisht, nuk duhet më të dalin dhe të veprojnë asgjëkundi
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot pezullimin e aktivitetit të AKU-së. Gjatë takimit në Elbasan, duke folur për kontrollet ushqimore, Rama tha se AKU më shumë bën dëm sesa rregullon punët. Në këtë kuadër ai njoftoi pezullimin e aktivitetit të AKU.
“Aktiviteti i AKU të pezullohet, ministrja e Bujqësisë të nxjerrë urdhrin”, tha Rama. Deklarata e Ramës vjenë në një kohë kur ka pasur një seri skandalesh në fushën ushqimore, veçanërisht sa i takon sigurisë ushqimore.
Kryeministri theksoi se duhet të ngrihet një komision i posaçëm që do të vlerësojë burimet njerëzore të AKU-së.
Ky është takimi i parë që Rama zhvillon me deputetë, anëtarë të kabinetit dhe të zgjedhur vendorë socialistë, pas zgjedhjeve të 11 majit, ku ai mori mandatin e 4-t rradhazi si Kryeministër, ndërsa njoftoi shkrirjen e një institucioni.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vijim, pra do të ketë AKU apo jo, por ajo që Rama njoftoi sot ishte pezullimi i veprimtarisë së këtij institucioni, dhe kjo bëhet në kulmin e sezonit veror, kur duhet që të ketë një vëmendje të shtuar për shkak të temperaturave të larta, ndaj çdo produkti apo subjekti që tregton mallra ushqimorë me risk të lartë.
Gjatë takimit për bujqësinë, Rama kërkoi angazhimin e strukturave të Tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi që të hyjnë në sekuestro të të gjithë qumështit të pafaturuar.
Në këtë kuadër, Rama tha se nuk mund të lejojmë më tregtimin e produkteve të pafaturuara që mund të sjellin pasoja katastrofike për qytetarët.
“Kjo i takon Ministrisë së Financave dhe duhet një sensibilizim i bizneseve, të jenë aleatë i qeverisë dhe shtetit dhe të kuptojnë që informaliteti nuk shkon deri në shëndeti.
Duhet të ndalohet veprimtaria e AKU-së, sepse më shumë se sa bën mirë, bën dëm.
Duhet që të pezullohet AKU-ja dhe të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe bashkimin i atyre sektorialeve të vendosura tani me ligj, duhet që të kalojë nga një proces i seleksionimit të burimeve njerëzore që do të merren me inspektim dhe këtu në komision duhet të jetë pjesë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore.
AKU është shqetësimi më i madh i sipërmarrësve që janë në sektorin prodhues, por është shqetësim edhe për restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimet. Më shumë se bën mirë, bën dëm . Duhet që Ministria e Bujqësisë të nxjerrë urdhër të pezullimit të AKU totalisht, nuk duhet më të dalin dhe të veprojnë asgjëkundi”, tha Rama.
Në vijim ai kërkoi që Bashkitë, në bashkëpunim me Kadastrën të bëjnë lokalizimin e strukturave prodhuese në hapësirat rurale.
Duhet ta marrim përsipër dhe duhet që t’ja përcjellim strukturave që brenda muajit gusht të përcjellim në Agjencinë e Kadastrës të gjitha procedurat për legalizimet dhe nuk besoj se fermerët duhet që të presin për të legalizuar strukturat e tyre prodhues që nga stallat”, tha ai.
Rama kërkoi që të nxirret urdhri i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së, pasi më më shumë bën dëm se rregullon.
Lini një Përgjigje