TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 21:40

“Rama e ka në terezi”, Andi Bushati: Zgjedhjet kanë mbaruar ende pa filluar

Shkruar nga Pamfleti

“Rama e ka në terezi”, Andi Bushati: Zgjedhjet kanë

Analisti Andi Bushati duke komentuar hapjen e fushatës elektorale të PS-s ditën e sotme tha se zgjedhjet kanë mbaruar pa filluar akoma.

Sipas tij, kryeministri Rama e ka “në terezi” dhe e di që i ka të fituara zgjedhjet. Në këndvështrimin e Bushatit, Rama nuk po kursen lekë, por po e përdor këtë fushatë “modeste” si një formë marketingu për të treguar që e kanë fitoren “në xhep”.

E ka në terezi sepse unë u bë e disata herë që e them në këtë studio se zgjedhjet kanë mbaruar pa filluar. Këtë pjesën e kursimit nuk e besoj sepse t’i futesh me kokë parave publike te inceneratorët dhe të kursesh lekët që të jep shteti për fushatë është qesharake.

Kjo është një nga mënyrat e shumta të marketingut edhe për të treguar që ne s’kemi konkurrencë, kjo është garë e fituar dhe në fakt i leverdis këtë herë Partisë Socialiste të luajë këtë kartë sepse sa më qetë të shkojë fushata aq më mirë është për kandidatët”, u shpreh Bushati për emisionin “Now” në “Euronews Albaina”.

rama zgjedhjet 14 maji

Lini një Përgjigje