
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut si kandidaten e Partisë Socialiste në zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e Bashkisë Tiranë.
Berisha e quajti Manastirliun “korbën e korrupsionit”, duke ngritur akuza të ashpra drejt saj për kohën kur ishte ministre e Shëndetësisë.
“I çoi korben e korrupsionit, i çoi njeriun që me qëndrimin që mbajti ndaj covidit, meriton në mënyrë absolute, minimumin dënim të përjetshëm, janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte, janë 500 milionë euro të avulluara, të dhëna për Covid-in”, tha ndër të tjera Berisha.
Kryeministri Rama u kërkoi sot anëtarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës që të nisin procedurat për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt të këtij viti.
Lini një Përgjigje