Kryeministri Edi Rama është pritur mëngjesin e kësaj të premte në selinë rozë me duartrokitje dhe urime për ditëlindjen.
Kryesocialisti si dhuratë ka marrë një tufë me karafila të kuq sot në 61 vjetorin e lindjes.
Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.
Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.
Rama kërkoi dje bashkim forcash mes bashkisë Tiranë dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe punë dhe do të zbresin në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.
Lini një Përgjigje